Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar dekretin e Presidentit Hashim Thaçi në Gjykatën Kushtetuese.
Bëhet fjalë për dekretimin që ky i fundit i bëri nominimit të Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër të vendit.
Sipas Vetëvendosjes kjo përbën shkelje kushtetuese pasi presidenti nuk mund ta dekretojë një mandatar të dytë, meqë e drejta e propozimit të mandatarit për formimin e qeverisë i takon ekskluzivisht fituesit të zgjedhjeve.
Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së Rexhep Selimi, e dorëzoi kërkesën për vlerësimin e kushtetueshmërisë të dekretit në fjalë në Gjykatën Kushtetuese.
“Jo rastësisht në këtë kohë kur po përfundon java e punës, kur dihet që nesër është festë dhe pastaj ditë vikendi, presidenti është kujdesur bashkë me bashkëpunëtorët e tij që qoftë Gjykatën Kushtetuese, qoftë administratën ta zë në pushim. Si pasojë e festës dhe vikendit ata po mundohen ta shfrytezojnë këtë situatë këto tre ditë pushimi duke e ditur që janë duke e shkelur Kushtetutën”.
Selimi pohoi se me këtë veprim janë duke dëshmuar se nuk do të ndalen së mbrojturi Kushtetutën dhe demokracinë.
Arbërie Nagavci, nënkryetare e Kuvendit, njoftoi se veç kërkesës për vlerësim të kushtetueshmërisë, Vetëvendosje ka paraqitur edhe kërkesën e masës së ndalimit.
“Presidenti jashtë Kushtetutës e ka anashkaluar tërësisht nenin 82 duke u thirrur vetëm në nenin 95. Ajo çka është e rëndësishme të thuhet është se ne kemi bërë kërkesë për vendosjen e masës së përkohshme, masës së ndalimit. Bëjmë thirrje për të gjithë ata që janë pjesë e procesit të mos marrin asnjë veprim përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë për masën ndaluese”.
Pese krkesa me shkrim per dergimin e kandidatit ju dergoj Hashimi,Ju me ato naivitetet primitive e inate nuk deshtet t'i pergjigjeni,keshtu Hashimi plotesoi Kushtetueshmerine ndaj Jush,Tani ai nuk mund te ngulfat shtetin sic po mendoni ju,Mbani pak pergjegjesi ndaj shtetit dhe popullit ne Kosove,Pse lejoni te shkelet cdo interitet I shtetit 302 personnel "mjekesor' ku nga Serbia ku ka edhe shofar e sigurimca.Erdhen nga Serbia ne Kosove,ndoshta me "lejen tuaj"?!!
PërgjigjuHajde suxhuk Kosove
Përgjigju