Qytetarët e liruar dhe Merdarë

Kosovë, lirohen tre qytetarët e arrestuar nga Serbia në Merdar

15 Qershor 2023, 13:10| Përditesimi: 15 Qershor 2023, 16:01

  • Share

Janë liruar tre qytetarët e arrestuar në Merdar nga policia serbe të martën e 13 qershorit 2023. 

Burimet e medias kosovare koha.net brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë bërë të ditur se ata janë liruar sot.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë të mërkurën se ka informata se atyre u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve, ndërsa shtoi se kishte dyshime se ishte hakmarrje në lidhje me situatën në veri.

Në një intervistë për median kosovare ai tregonte se policia serbe u thoshte atyre se arrestimi ka të bëjë vetëm për çështje politike.

 

"Përpos këta dy civilëve që na kanë marrë këtu, jo mirë. Krejt policët si në Kurshumli si në Prokuple, na kanë trajtuar mirë sepse edhe ata janë çuditë me këtë rast. Secili polic thoshte se kjo ishte politikë".

 

Situata në veri të Kosovës - zonë e banuar me shumicë serbe - është tensionuar qysh në fund të majit, kur kryetarët shqiptarë të komunave atje kanë hyrë në objektet komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë. Ndërkohë dje forcat serbe rrëmbyen tre policë kosovarë gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës. Ngjarja ndodhi në Tresave/Bare në komunën e Leposaviqit, brenda territorit të Kosovës.

Ora 14:03
VIDEO/ Flet qytetari që u lirua: Policët serbë na thoshin se arrestimi është politik

1686837921_648afe24b75c4Capture.jpeg.jpg

Njëri nga qytetarët që është liruar sot nga Serbia, pasi u ndalua në Merdar të martën ka thënë se policia serbe u thoshte atyre se arrestimi ka të bëjë vetëm për çështje politike.

Dervish Maliqi tha se ishin trajtuar shumë mirë nga policia serbe.

"Përpos këta dy civilëve që na kanë marrë këtu, jo mirë. Krejt policët si në Kurshumli si në Prokuple, na kanë trajtuar mirë sepse edhe ata janë çuditë me këtë rast. Secili polic thoshte se kjo ishte politikë".

Megjithatë, ai është shprehur i pasigurt se do ta bëjë sërish të njëjtën rrugë.

"Do të vazhdojmë ndoshta nga rruga e Malit të Zi-Kroaci dhe nuk kisha preferu me kalu këtë rrugë, për shkak se na akuzojnë pa bazë. Çka mund të bëjnë janë maltretime dy-ditore".

 

 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?