Këngëtarja Fjolla Morina është liruar nga paraburgimi. Sipas avokatit Fanol Krasniqi, gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e saj dhe i është ndërprerë masa e paraburgimit. Në një prononcim për Report Tv, avokati i Fjolla Morinës, tha se vepra penale e arratisjes nga arresti shtëpiak nuk sanksionohet më burg në Kosovë. Për këtë Fjolla Morina është liruar nga qelia dhe gjykata ka refuzuar kërkesën e prokurorisë për ekstradimin e saj drejt Shqipërisë.
Pas 10 muajsh në arrati, këngëtarja Fjolla Morina u arrestuar në Kosovë, teksa ishte në lokalin e saj më 19 korrik të këtij viti. Referuar mediave Kosovare, këngëtares i janë vënë pranga mëngjesin e sotëm, pasi ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, e dënuar në mungesë me 6 vite burg. Për vendimin për ekstradimin e Fjolla Morinës në Shqipëri, avokati i saj Fanol Krasniqi pati paralajmëruar se nuk është i ekzekutueshëm, pasi ajo nuk është dënuar me vendim të formës së prerë.
Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator 2020 në pikën kufitare të Morinës, pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa na bagazhin e makinës iu gjet një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Këngëtarja po udhëtonte me një makinë “Audi Q7”, mjet të cilin ia kishte dhuruar i dashuri vetëm pak ditë para vënies në pranga.
Bashkë me këngëtaren u arrestuan edhe biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi i saj Fitim Muji. Pavarësisht se ishin në të njëjtin mjet me të, Morina i shpëtoi dy djemtë nga përgjegjësitë, teksa deklaroi se ata nuk kishin asnjë dijeni për armën dhe se këtë të fundit e kishte dhuratë nga një mik i dashur që nuk jeton më.
/PJETER/.100% dakord me ju !
PërgjigjuKesaj duhet ti rrije emri fiks ne interpol,te shofi kjo sa do hargaliset,ne c'do vend qe te shkoje,mund te arrestohet ta nxijne jeten.Gjykata e Kosoves nuk njef ligjet penale te Shqiperise?nuk ka shkelje ne Kosove po u arratise nga arresti shtepiak,dikush mund t thote atij gjyqtarit qe ky justifikim per pagesen e majme, esht prej idoti, ky eshte kulmi.
PërgjigjuE vërteta është se gjyqtarët janë kriminel të njejt si kjo nusja e këngës... Interpoli do është zgjidhje më e drejtë