Kosova & Rajoni

Kosovë, makina e policisë bie nga ura, zhduken dy policët

29 Prill 2018, 01:46| Përditesimi: 29 Prill 2018, 01:48

  • Share

Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë pësuar aksident të rëndë në Kaçanik, pasi kanë rënë me makinë nga ura mbi lumin Lepenc, prej një lartësie rreth 150 metra.

“Një veturë e policisë me dy pjesëtarë ka rënë në lumin Lepenc. Jemi duke i kërkuar trupat e tyre. Nuk dihet ende asgjë. Të gjitha njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po kontrollojnë dy anët e brigjeve të lumit”- kanë thënë Policia.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit, por makina ka thyer barrierat e urës duke rënë poshtë. Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të policëve.

Bie nga ura makina e policisë së Kosovës

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?