Ushtarë nga Kosova

Kosovë/ Ministri i Mbrojtjes: Në rast lufte 8 mijë ushtarë nuk mjaftojnë, duhet të angazhohen edhe qytetarët

17 Janar, 10:18| Përditesimi: 17 Janar, 10:20

  • Share

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Serbia ka 48 baza armiqësore në kufi me Kosovën.

Në rast të ndonjë lufte, Maqedonci thotë se vetëm ushtarakët nuk mjaftojnë, shton se duhet edhe angazhimi i qytetarëve.

“Në rast lufte ne kemi 5 mijë plus 3 mijë që nuk është i mjaftueshëm. Ne gjithmonë jemi të vetëdijshëm që duhet edhe angazhimi i gjithë qytetarëve për atë dhe ne po punojmë. Gjithmonë duhet të përgatitemi për luftë, në rast se duam ta shmangim luftën”, tha Ejupi.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?