Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla

Kosovë/ Ministri Sveçla për sulmin ndaj lokalit në veri: Rendi e ligji do të triumfojnë mbi terrorin

14 Korrik, 17:11| Përditesimi: 14 Korrik, 17:12

  • Share

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas sulmit me koktej molotovi ndaj pastiçerisë “Sharr”, në Mitrovicën e Veriut, aty ku kishte qëndruar edhe vet ai.

Sveçla ka shkruar në Facebook se prej tri vitesh angazhohen pa reshtur në shtrirjen e sundimit të rendit dhe ligjit në veriun e vendit tonë që më parë ka qenë zonë e kontrolluar nga bandat kriminale të Serbisë e njollë e zezë për vendin tonë.

“Lufta jonë e pandalshme ndaj grupeve kriminale të Serbisë dhe neutralizimi i ndikimit të tyre në masë ka arritur të krijojë normalitet jetese me ç’rast shumë qytetarë tanë atje kanë filluar të krijojnë mundësitë për zhvillimin e tyre. Ky fakt duket se i pengon edhe disa mbetjeve kriminale të Serbisë në veri me ç’rast në mëngjesin e sotëm jam njoftuar se është sulmuar me koktej molotovi pastiçeria “Sharr” në Mitrovicën e Veriut. Dënoj ashpër këtë sulm dhe kërkoj nga organet përkatëse në identifikimin sa më të shpejtë të kryesve e këtij akti kriminal dhe sjelljen e tyre para drejtësisë”, ka shkruar ai.

Ministri Xhelal Sveçla thekson se sulmet e tilla nuk do të na zmbrapsin asesi dhe jam i bindur se nuk do t’i frikësojnë e ndalin as qytetarët tanë./ Kosova Press

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?