Kosovë, nëshkruhet marrëveshja e koalicionit për qeverinë e re midis LDK dhe AAK

29 Prill 2020, 12:48| Përditesimi: 29 Prill 2020, 15:18

  • Share

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë arritur marrëveshje së bashku për krijimin e qeverisë së re.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj pas takimit drejtuesin  e LDK’së, Isa Mustafën.

Haradinaj gjithashtu ka bërë të ditur se sipas marrëveshjes partia që ai drejton do të ketë 4 ministri dhe 1 zëvendëskryeministër

AAK merr Ministrinë e Drejtësisë, Arsimit, të Punëve të Jashtme dhe të Zhvillimit Ekonomik.

Dje i nominuari i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, tha se nesër do të finalizohet marrëveshja e koalicionit mes LDK-së, AAK-së, Nismas, Listës Serbe dhe AKR-ja, që sapo e konfirmoi se është pjesë e koalicionit.

“Besoj që nesër do të përmbyllim marrëveshjen dhe do të dalim me përbërjen e qeverisë së re. Në disa prej partive të koalicionit jemi duke i finalizuar edhe me emra të ministrave, por edhe me parimet e qeverisjes, sepse kjo për mua është esenciale”.

Edhe pse në AKR pati ndryshime qëndrimesh sa i përket koalicionit, Hoti sot tha se kjo parti do të jetë pjesë e koalicionit.

Ai gjithashtu tha se sapo të jenë gati do të dërgojnë shkresën te presidenti për t’i treguar se e kanë shumicën për të krijuar qeverinë.

Kryeministri në detyrë i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar më parë se do të çojë në Gjykatën Kushtetuese veprimet e ndërmarra nga presidenti Hashim Thaçi, i cili para disa ditësh  ftoi në një takim gjithë partitë parlamentare për të diskutuar për formimin e qeversisë së re në kushtet kur nga LVV nuk pati reagim për kërkesën e tij që LVV duhej të çonte emrin e propozuar për tu mandatuar për krijimin e qeverisë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Trnakop Kacija: 30/04/2020 03:32

    Pyetja e vetme per Ramush "heroin e gjalle" qe ka mbete pret te marr pergjigje ne kete mandat qeverises ( qe nuk besoj se do ta mberrij) eshte se edhe sa Euro ja kane borxh Shqiptaret e Kosoves familjes Haradinaj per gjakun e vellezerve te vrare ne luft - te dim dhe ta kryejme pagesen edhe te lirohemi nga Ai dhe vellai i tij Dauti sepse po behet e padurueshme tani me.

    Përgjigju
  • Iris: 29/04/2020 23:37

    Kam pershtypjen se L.D.K.e kishte planifikuar me pare kete perfundim ,prandaj nuk arrinin <<te benin>> marreveshje me z.Kurti .Me sa duket qellimi ishte kryeministria.Albini ra keq brenda ne kete loje manipuluese politike,pasi s'ka eksperience.

    Përgjigju
  • Bashkimi: 29/04/2020 17:06

    Po .pra keta jan shumica e rraces se Lashte por t'mbetun ala n'ate kohen e Shpellava...e pa ditun..por djallezore...,qe jetojne mbrenda kulles se vet ,te ngujuem..ne mentalitetin Primitiv..,per Unin e tyne..,per Protagonizmin dhe Hamjen vetijake...

    Përgjigju
  • aloalo: 29/04/2020 14:32

    Ta gëzojnë kosovarët qeverinë e re. Dhe të duartrokasin përsëri për patriotin e madh Ramush Haradinaj,që vetëm për Kosovën mendon. Vetëm për Kosovën pranon të jetë në qeveri edhe me Listën Serbe, prandaj adhurojeni trimin e madh Ramush. Çdo të bënte Kosova pa atë ? Njësoj si vllau i tij Ilir Meta në 2009 që u bashkua me 'armikun' politik Sali Berisha për të mirën e Shqipërisë dhe Ramushi nuk do që Kosova të humbas kohë edhe para me zgjedhje të parakohshme por i vë gjoksin punës dhe bashkohet me serbët që të mbrojë Kosovën nga.... Lavdi Ramushit !!!

    Përgjigju
  • Tutu: 29/04/2020 12:57

    Keta jane pjesa me e poshter e gjithe rraces shqipfolese...

    Përgjigju
    • Rrelsi: 30/04/2020 15:46

      Ske faj ti pasiv sllav qe shkruan ketu fajin e kane shqiptaret qe lejojne lloj lloj sharlatani pseudo-italian qe lejon komentet e tua dhe bllokon ato te tjerat.

  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?