Prishtinë-Monumenti i pavarësisë NEWBORN do të vijë sërish me pamje të re për Ditën e Pavarësisë së Kosovës këtë herë me një koncept që pasqyron zhvillimin e Inteligjencës Artificiale.
Ideatori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili, synon të bashkojë punën e njeriut me AI, duke reflektuar ndikimin që ka inteligjenca artificiale në jetët tona të përditshme.
“Sivjet NEWBORN i dedikohet AI, por për me e ngjyrosë, hala na duhet dora edhe shpirti i njeriut.
Prandaj, nëse vizaton mirë, ke vullnet me ndihmue edhe do me kontribue në zbukurimin e qytetit, hajde ndihmoji ekipit më të dashtun në botë për me i ngjyrosë edhe do lule që kanë mbete”, shkroi Ismaili në Facebook.
NEWBORN u ndërtua pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Çdo vit dizanji i saj ndryshon në varësi të temës që autorë të ndryshëm zgjedhin të krijojnë diçka në veprën murale që është kthyer në një atraksion turistik edhe për shumë vizitorë.
Komente
