Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në.
“Ne sot së bashku me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe mandatarin për Kryeministër, Avdullah Hoti kemi arritur marrëveshje për koalicion”, është shprehur Limaj.
NISMA bëhet kështu subjekti i dytë që i bashkohet LDK-së në koalicionin qeverisës bashkë me AAK-në.
Limaj tha se NISMA do të ketë një zëvendëskryeministër dhe dy ministri në Qeverinë Hoti.
“Nisma Social Demokrate më e interesuar ka qenë si të vihet te mundësia që të gjendet zgjidhja. Sipas marrëveshjes na takojnë dy ministri dhe zëvendëskryeministri. Por kjo vjen në plan të dytë”.
Ditën e djeshme kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se është arritur një marrëveshjeve mes tij dhe Isa Mustafës ku AAK do të drejtojë 4 ministri dhe do të ketë një zëvendëskryeministër në qeverinë e ardhshme.