Gruaja serbe e akuzuar për spiunazh

Kosova & Rajoni

Kosovë/ Një grua arrestohet nga policia, dyshohet se i ka shërbyer shërbimeve të inteligjencës serbe BIA

28 Shkurt, 20:52| Përditesimi: 28 Shkurt, 21:43

  • Share

KOSOVË-Një grua është arrestuar nga policia në Mitrovicë, pasi akuzohet për spiunazh.

Sipas Kosovapress, e arrestuara ka inicialet J.Dj (J.Gj.) dhe vjen nga radhët e komunitetit serb. Agjencia ka siguruar edhe një fotografi të së arrestuarës.

E dyshuara për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, dhe dyshohet se i ka shërbyer shërbimeve të inteligjencës serbe (BIA).

“Zyrtarë të OSBE-së po bëjnë presion që e dyshuara për spiune të lirohet menjëherë”, ka thënë i njëjti burim.

Detaje për këtë rast ka dhënë edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha. Hoxha ka deklaruar se e arrestuara dyshohet për një aktivitet kriminal.

“Pak më parë kemi marr një informacion se një person i gjinisë femërore është arrestuar në pikën kufitare, për shkak që ka qenë e dyshimtë, për një aktivitet kriminal, edhe e njëjta do të përcillet për procedurë të mëtutjeshme nga Prokuroria Speciale”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka njoftuar se “pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës - Drejtorinë Kundër Terrorizmit dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, sot në mbrëmje, në regjionin e Mitrovicës është arrestuar një person, për shkak të dyshimit të bazuar, se në bashkëkryerje e ka kryer veprën penale ‘Spiunazhi’, nga neni 124 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.”

Sipas njoftimit të Prokurorisë,  me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale, serbja e arrestuar është ndaluar për 48-orë.

Po ashtu, është bërë e ditur se njësitet relevante të Policisë së Kosovës kanë kryer bastisje në banesën e të dyshuarës, me qëllim të sigurimit edhe të provave tjera materiale./Kosovapress

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se në primaret e PD do të fitojnë kandidatët më të mirë?