Festivali i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest 2024” u mbyll gjatë fundjaves në qytetin historik të Kosovës, Prizren. Në ceremoninë që u mbajt në kinemanë e hapur "Lumbardhi" u ndanë çmime në 11 kategori.
"A Fidai Film" i regjisorit palestinez Kamal Aljafari fitoi çmimin "International Feature Dox". "Historia shkruhet gjatë natës", me regji të Alejandro Alonso Estrella, fitoi çmimin "International Short Dox". “Vdekja e heroit” nga Karin Franz Körlof mori çmimin filmi më të mirë i shkurtër. Ndërsa regjisorja Norika Sefa mori çmimin kombetar me filmin “Si nje e verdhe e semure”.
Drejtor artistik i Dokufest, Veton Nurkollari, tha se ky ishte një ndër edicionet më të mira të viteve të fundit. Ndërsa kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj tha se “DokuFest” promovon vlerat e qytetit dhe nxit turizmin.
Në kuadër të DokuFest-it, i cili gjurmon konfliktet globale dhe ndryshimet e pushtetit që riformësojnë rendin botëror me temën "Rendi i Ri", u emetuan gjithsej 250 filma të shkurtër dhe dokumentarë, përfshirë përzgjedhje të veçanta filmash që trajtojnë ngjarjet në Palestinë dhe Ukrainë. Prizreni priti dhjetëra mijëra artdashës nga e gjithë bota nga data 2-10 gusht në kuadër të festivalit, i cili konsiderohet si një nga ngjarjet më të mëdha në Ballkan.