Kosovë/ Përplasi për vdekje me makinë 44-vjeçarin, i riu nga Elbasani dyshohet se e bëri për hakmarrje! Arrestohet për vrasje

25 Prill, 13:19| Përditesimi: 25 Prill, 13:22

  • Share

Një 44-vjeçar nga Elbasani mbeti i vdekur në Pejë si pasojë e një aksidenti rrugor më 24 prill që dyshohet të jetë i qëllimtë dhe për hakmarrje.

Ilir Osmani u përplas teksa ecte në këmbë nga një automjet tip Golf5 nga i dyshuari po nga Elbasani Sergio Jonuzi, 23 vjeç, i cili pavarësisht raportimit të parë për ngjarje aksidentale, u arrestua më tej nga policia e Kosovës. 

I riu u largua nga vendngjarja dhe e kishte braktisur makinën në një vend tjetër, por policia arriti ta kapë pak pas aksidentit dhe tashmë do të hetohet për vrasje. 

Sipas deklaratave të 23-vjeçarit ngjarja ka ndodhur për konflikte të mëparshme, për shkak se Osmani i ka djegur banesën, episod i cili nuk rezulton të jetë denoncuar në polici në Shqipëri.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?