Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Kosovë/ Po planifikonin vrasjen e dy personave, arrestohen 5 të dyshuar në Pejë! Zbulohet dhe arsenal armatimi

22 Shkurt, 22:48| Përditesimi: 22 Shkurt, 22:51

  • Share

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në mbrëmjen e 21 shkurtit, ka arrestuar pesë anëtarë të dyshuar të një “grupi të organizuar kriminal”, të cilët kishin planifikuar kryerjen e veprës penale “vrasje” dhe “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, ndaj dy personave në Pejë.

“Operacioni policor ka rezultuar me arrestimin e pesë personave të dyshuar: D.R., R.B., SH.K., F.Q., dhe D.M., të cilët me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë”, është thënë në njoftimin e Policisë.

Sipas një komunikate për media, Policia ka bërë të ditur se ka kryer kontrolle në gjashtë lokacione të ndryshme, në të cilat janë gjetur dhe sekuestruar armë, përfshirë: granata dore, pushkë, revole dhe municion i kalibrave të ndryshëm.

Përgjatë operacionit policor është thënë të jetë sekuestruar edhe një sasi e lëndës narkotike, telefona celularë si dhe dëshmi tjera materiale të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të dyshuarve.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?