Kosovë/ Efektivi i Policisë vret një person jashtë një lokali dasmash në Ferizaj

16 Gusht, 21:35| Përditesimi: 16 Gusht, 21:43

  • Share

Një zyrtar policor është arrestuar, pasi dyshohet se vrau një person në Ferizaj mbrëmjen e 16 gushtit.

Nga Policia e Kosovës thanë se një burrë u vra në parkingun e një salle dasmash në fshatin Bibaj të Ferizajt.

“Sipas informacioneve fillestare, i dyshuari për kryerjen e kësaj vrasjeje është një zyrtar policor i cili është arrestuar”, tha Qazim Reka nga Policia e Kosovës.

Ngjarja, sipas policisë, ndodhi në orën 19:25 .

“Në lidhje me rastin janë informuar Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe Inspektorati Policor”, tha Reza.

Paraprakisht, Reka deklaroi për REL se dyshimet e para janë që kjo vrasje “nuk ishte aksidentale, por e qëllimshme”.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?