KOSOVË-Policia e Kosovës ka konfiskuar armë eksploziv dhe uniforma ushtarake, në një fshat të Leposaviçit në Mitrovicën e Veriut.
Sipas njoftimit, realizmi i operacionit policor rezultoi me gjetjen dhe konfiskimin e armës, municionit, një sasie të eksplozivit dhe uniformave ushtarake, të cilat do të prezantohen për media në një konferencë ku do të marrë pjesë: ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i PK-së kolonel Gazmend Hoxha dhe zv drejtori i DRP Mitrovicë Veri, Veton Elshani.
Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se gjatë operacionit policor, janë konfiskuar municion dhe uniforma ushtarake.
Sipas tij, kjo tregon se ka ende pjesëtarë të organizatave terroriste në territorin e Kosovës.
"Janë zbuluar uniforma të ndryshme, armë dhe municion të ndryshëm por edhe dokumentacione të cilat dëshmojnë se strukturat paralele të mbrojtjes civile vazhdon të jetë aktive në territorin e Kosovës. Ky zbulim ka ndodhur disa kilometra brenda kufirit Kosovë-Serbi, në fshatin Rodel. Në vazhdimësi po zhvillojmë aksione. Serbia vazhdon të strehojë terroristin Millan Radojiçiq i cili është kupolla... ne ju bëjmë të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e këtyre grupeve terroriste të dorëzohen, të dorëzojnë armët dhe që të bëhen pjesë integrale e shoqërisë", shtoi ai.
Ai është pyetur edhe për protestat në Serbi, ku e ka cilësuar presidentin serb si një diktator.
"Vuçiq një diktator i cili për interesat e tyre vazhdon të shtyp popullin e Serbisë por edhe të rrezikojë sigurinë në rajon. Sa më shpejt Serbia demokratizohet aq më mirë për rajonin", shtoi ai.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se në operacionin policor që u zhvilluar në një fshat në Leposoviq, janë konfiskuar municion dhe uniforma ushtarake.
"Janë zbuluar uniforma të ndryshme, armë dhe municion të ndryshëm por edhe dokumentacione të cilat dëshmojnë se strukturat paralele të mbrojtjes civile vazhdon të jetë aktive në territorin e Kosovës. Ky zbulim ka ndodhur disa kilometra brenda kufirit Kosovë-Serbi, në fshatin Rodel. Në vazhdimësi po zhvillojmë aksione", tha ai.
Sipas tij, duke qenë se për çdo ditë po zbulojnë armë, tregon se ende ka pjesëtarë të dy organizatave terroriste në territorin e Kosovës, raporton Kosovapres.
"Serbia vazhdon të strehojë terroristin Millan Radojiçiq i cili është kupolla... ne ju bëjmë të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e këtyre grupeve terroriste të dorëzohen, të dorëzojnë armët dhe që të bëhen pjesë integrale e shoqërisë", shtoi ai.
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha bëri të ditur se operacioni është akoma duke vazhduar.
"Operacioni është akoma duke vazhduar, një person është duke u intervistuar", tha ai.
Në konferencë për media, ai theksoi se një nga uniformat është e Mbrojtjes Civile, organizatë terroriste e shpallur nga Qeveria e Kosovës.
"Në mesin e uniformave të konfiskuara, një prej uniformave është e mbrojtjes civile, e shpallur terroriste nga qeveria e Kosovës. Ekziston mundësia që edhe dy armë janë diku”, tha ai.
Komente
