Vjosa Osmani

Kosova & Rajoni

Kosovë/ Presidentja Osmani kundër rritjes së çmimit të energjisë: Propozimi injoron situatën ekonomike dhe aspektin e mirëqenies në vend

28 Mars, 18:01| Përditesimi: 28 Mars, 18:10

  • Share

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka kundështuar kërkesën e entit rregullator të energjisë në Kosovë për rritjen e çmimit të energjisë.

Osmani njoftoi se argumentet e entit u paraqitën edhe në Presidencën e Kosovës dhe njofton se në emër të institucionit e kundërshton atë.

Presidentja e Kosovës thotë se propozimi “është në kundërshtim me kornizën ligjore që e obligon ZRRE-në të përkujdeset për mbrojtjen e konsumatorit dhe injoron situatën ekonomike dhe aspektin e mirëqenies në vend”.

Enti rregullator i energjisë së Kosovës ka propozuar rritjen e çmimit të energjisë duke nisur që nga data 1 Prill. Aktualisht në Kosovë, konsumatorët që konsumojnë deri 800 kilovat në muaj, paguajnë 7.79 cent për kilovat ndërsa sipas propozimit çmimi i ri duhet të jetë 8.96 cent.

Ndryshimi i çmimit është në tagrin e zyrës së rregullatorit të energjise të kosovës, i cili shprehet çdo vit me propozime. Rritja sipas këtij institucioni, këtë vit është e domosdoshme për shkak të uljes së prodhimit dhe rritjes së konsumit si dhe varësisë nga çmimet e larta të importit.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?