Trupat e 10 viktimave të cilët humbën jetën në aksidentin e së dielës në Kroaci, janë kthyer ditën e sotme në Kosovë, dhe janë përcjellë për në banesën e fundit.
Transporti i viktimave të aksidentit është realizuar përmes Malit të Zi dhe jo Serbisë, pasi kjo e fundit nuk e njeh dokumentacionin për këtë rast.
Në kufirin Morinë-Vërnicë, trupat e viktimave janë pritur nga vullnetarë dhe familjarë të tyre, të cilët kanë vendosur mbi tre makinat që mbartnin trupat e tyre 10 karafila të bardhë, në shenjë nderimi për jetët e tyre.
Autobusi me targa të Kosovës po transportonte 67 pasagjerë i cili po udhëtonte nga nga Frankfurti për në Prishtinë doli nga rruga në qytetin Sllavonski Brod.
Shoferi është ndaluar nga autoritetet kroate në vendin e ngjarjes, ndërsa të martën atij iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Ndërkohë që ditën e djeshme, në Kosovë arritën 21 të mbijetuar të aksidentit. Ata u pritën në aeroportin e Prishtinës nga liderët e Kosovës ndërsa më pas u shoqëruan nga familjarët e tyre.
Në spitalin e Sllavonski Brodit vazhdojnë trajtimin edhe 15 pasagjerë të lënduar, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Nga pasagjerët e liruar nga spitali, katër prej tyre kanë zgjedhur të shkojnë në Gjermani.
Vëllai i Valentina Binakaj, e cila humbi jetën tragjikisht bashkë me vajzën e saj, Erlindën në aksidentin e së dielës në Kroaci ka folur pas ceremonisë së varrimit në Gjakovë.
Ai tha se motra e tij, Valentina kishte vdekur në vend të ngjarjes ndërsa për mbesën e tij tha se paraprakisht nuk kishin njohuri por e kishin njohur përmes këpucëve të saj.
“Ceremonia e varrimit shkoi shumë mirë, jemi popull shumë human, me kulturë të lashtë. Falenderoj komunën për organizimin që e ka bërë, ne si familjarë nuk kemi pasë shumë obligime. Sa i përket viktimave ju shprehi ngushëllime të gjitha familjeve që i kanë humbur të dashurit e tyre”, tha ai.
Ai shtoi se të dyja kishin marrë rrugën për në Kosovë për shkak të një fejese që kishin organizuar familja e tyre për sot.
“Shumë rëndë. Janë mundu me më kontaktu motrat kur kanë marrë lajmin nga mbesat tona. Kam qenë në gjumë se kam qenë në punë natën. Djali më ka zgjuar nga gjumi më tha diçka i ka ndodhë hallës. Nga mbesa e kam marrë lajmin se motra ka vdekur në vend, mbesën në bazë të këpucëve, të këmbëve e kanë njohur që është ajo. E madhja ka dashtë zoti që me ato lëndime të mbijetoi, pak trauma kanë. Sot ka qenë dita e fejesës kur u caktu, ka qenë edhe arsyeja pse kanë udhëtu 3-4 ditë përpara edhe me e kry ceremoninë”, shtoi ai për Expresin.
Kanë arritur në Kosovë trupat e dhjetë viktimave të aksidentit tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë. Në kufi ata u pritën me 10 karafila të bardhë në nderim të 10 jetëve të humbura në aksidentin tragjik në Kroaci. Ka qënë kjo nisma e vullnetarëve të kërkim-shpëtimit, për të nderuar viktimat e aksidentit tragjik.
Trupat e viktimave kanë kaluar pikën kufitare Morinë- Vërnicë në orën 13.30 dhe kanë arritur në morgun e Spitalit të Prizrenit,
Sjellja e trupave të viktimave është bërë me tri vetura, nën përcjelljen e policisë dhe varrimi i tyre pritet të bëhet në orët e pasdites.
Autobusi me targa të Kosovës po transportonte 67 pasagjerë I cili po udhëtonte nga nga Frankfurti për në Prishtinë doli nga rruga në qytetin Sllavonski Brod.
Shoferi është ndaluar nga autoritetet kroate në vendin e ngjarjes, ndërsa të martën atij iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Ndërkohë që ditën e djeshme, në Kosovë arritën 21 të mbijetuar të aksidentit. Ata u pritën në aeroportin e Prishtinës nga liderët e Kosovës ndërsa më pas u shoqëruan nga familjarët e tyre.
Në spitalin e Sllavonski Brodit vazhdojnë trajtimin edhe 15 pasagjerë të lënduar, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Nga pasagjerët e liruar nga spitali, katër prej tyre kanë zgjedhur të shkojnë në Gjermani.
Trupat e 10 viktimave të aksidentit rrugor të së dielës në Kroaci, do të mbërrijnë brenda një kohe të shkurtër në Kosovë por në pikën e kalimit kufitar Shqipëri-Kosove janë mbledhur disa emigrantë për t’i pritur trupat e pajetë.
Emigrantët dhe familjarët janë mbledhur me lule në duar për t’i nderuar viktimat e aksidentit të së dielës në Kroaci.
Një mërgimtar qe nuk deshi te fliste para kamerave tha se jeton në Gjermani që 22 vjet dhe ka dalë për t’i nderuar viktimat dhe shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.
Trupat e viktimave janë nisur me automjete nga Kroaci dhe kanë kaluar nëpërmjet Malit të Zi, duke qenë se Serbia nuk njeh dokumentacionet. Trupat e viktimave nga Muriqani deri në Morinë po shoqërohen nga policitë e dy shteteve Shqipëri-Kosovë.
N G U SH Ë LL I M E !!!
Përgjigju