Gazeta Metro mëson së Qeveria e Kosovës tashmë ka njoftuar qeverine amerikane se po e refuzon përfundimisht projektin investiv që do ta lidhte Kosovën me gazsjellës. Administrata Biden ka ndarë zyrtarisht 200 milionë dollar grant pa kthim për këtë investim.
Administrata e presidentit Biden më 2021 kishte futur edhe Kosovën në buxhetin e agjensionit federal MCC, ku ishte parashikuar që Kosova të përfitonte 200 milion dollarë të pakthyeshme për të ndërtuar gazsjellësin në drejtim të Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, ku pastaj do të lidhej më rrjetin TAP (Trans-Adriatic Pipeline) apo me burime të tjera.
Nga ekspertë të ndryshëm ky projekt është parë edhe si projekt i diversifikimit të infrastrukturës së gazit nga monopoli rus në Ballkan.
Qeveria amerikane tashmë kanë shpenzuar afër 7 milionë dollarë për shpenzimet e studimeve të fizibilitetit për gazsjellesin. Sipas një njoftimi dërguar Kongresit më 2019, MCC ka kërkuar 6.9 milionë dollarë për shpenzimet e studimeve dhe përpilimit të projekteve në Kosovë ku dy projektet kryesore ishin ndërtimi i infrastrukruës së gazit për Republikën e Kosovës. Ky njoftim gjendet në faqen e Final Kosovo Compact të MCC.
Në një letër të datuar me 26 gusht 2020 drejtuar ish- kryeministrit Hoti, nënkryetari i MCC Jonathan Bruks ka kërkuar që Kosova të përzgjedh projektet e dëshiruara për kompakt, duke u bazuar në studimet amerikane.
Qeveria e Kosovës ka konfirmuar se gazsjellesi është projekt interesit strategjik dhe tash e një vit pala amerikane, përfshi njësiti ushtarak i Army Corps of Engineers, ka qenë i përfshirë në planifikimet për gazsjelles.
E tërë kjo punë tani bje në ujë për shkak të refuzimit të qeverisë Kurti. Ministrja Rizvanolli në një konferencë për shtyp ka deklaruar se vendimi final nuk është marrë, por sipas burimeve të gazetës Metro, kjo duket se nuk është e vërtetë.
Projekti i gazsjellesit amerikan ishte edhe pika kryesore e diskutimeve në mes të Qeverisë amerikane dhe Qeverisë së Kosovës tash e disa muaj, ndërsa edhe Qeveria e Greqisë kishte shprehur dëshirën të ndihmonte Kosovën në këtë projekt. Vendimi final i presidentit Biden për shpërndarjen vjetore të këtij grant për Kosovën gjendet në faqen MCC.
Sipas agjencionit te lajmeve DTT, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është takuar me 13 korrik me ministrin e Greqisë Nikos Dendias për të shpejtësuar bisedat rreth gazit që do vinte potencialisht nga porti i Aleksandropulos në Greqi për në Prishtinë, në këmbim të njohjes së Greqisë.
Sipas faqës së kryeministrit të Kosovës, Kurti me 9 korrik ka zhvilluar biseda edhe me ambasadorin amerikan në Athinë Geoffrey Pyat, rreth cështjes së gazit dhe energjisë. Pas këtyre zhvillimeve në prapaskenë, ishte vetë presidenti i Serbisë që pat deklaruar se “njohja e Kosovë nga Greqia do të ishte lajm shume i keq për Serbinë”.
Por tani duket se cdo gjë ka marrë fund. Pas disa paraqitjeve televizive të Haki Abazit, deputet i Vetëvendosjes si dhe ministres se Ekonomisë Artane Rizvanolli, ku u shprehën shume skepticizëm për planet investime amerikane, gazeta Metro mëson ekskluzivisht nga një anëtar i ekipit negociues të Kosovës, se Kurti tashmë ka njoftuar palën amerikane se Kosova refuzon edhe formalisht investimet amerikane për gazsjellesin.
Në të njejtën kohë, Bordi i përkohshëm i drejtorëve i Korporatës Energjetike të Kosovës KEK i emëruar nga Kurti, në një mbledhje jashtë syve të pubklikut të datës 19 gusht, ka marrë vendim për pregaditjen e “draft dokumentit teknik lidhur me Termocentralin Kosova A, përkatësisht pregatitjen e letrës për shprehje të interesit lidhur me rindërtimin e Kosova A”. Nje vendimi i tillë i Qeverisë së Kosovës shkon ndesh me kërkesat amerikane dhe europiane për dekomisionimin e Kosovës A./ Gazeta "Metro"
Mos te jemi te varur nga gazi Rus me cmim te ulet te jemi nga ai Amerikan me trefishin e cmimit dhe keshtu ja kemi futur Putinit dhe vetes hahahah . Kosova do shikoj me te miren per interesin e vet si ben Amerika qe do te zaptoje tregun jo se i dhimbsemi ne jo
Përgjigju