Kosovë/ Ramush Haradinaj kërcënon me prishjen e koalicionit qeverisës

23 Korrik 2020, 11:47| Përditesimi: 23 Korrik 2020, 11:50

  • Share

Ish-kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar prishjen e koalicionit qeverisës sepse është i pakënaqur nga kryeministri aktual i Kosovës, Avdullah Hoti. 

Ai ka kritikuar mospërfilljen dhe shmangien që Hoti i bëri ministrit të Drejtësisë Selim Selimi në takimin e Brukselit me presidentin serb Aleksandër Vuciç.

“Nëse vazhdon kështu kryeministri Hoti, unë nuk e mbështes në qeveri”, është shprehur Haradinaj duke shtuar: “Ja kam thënë zyrtarisht. I kam dërguar edhe shkresë ku i kemi bërë vërejtjet.

Nuk ka pasur arsye me marrë shefen e kabinetit të tij përballë takimit me Aleksandër Vuciçit ku kishte përvojën e parë dhe duke lënë jashtë takimit Selim Selimin”, – tha Haradinaj për Klan Kosovën.

Haradinaj tha për ish-kryeministrin Kurti se ky i fundit e rrëzoi vetë veten nga pushteti.

“Kurti ka rrëzuar veten. Sa për mua edhe 8 vjet do të qëndronte në pushtet, arsyeja pse u bënë bashkë partitë e vjetra vjen si pasojë e gabimeve të tij”, – shtoi Haradinaj.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?