Në Kosovë Enti Rregullator i energjisë miratoi rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Sipas vendimit energjia në Kosovë do të kushtojë 16 përqind më shtrenjtë dhe shkon në vlerën 8.96 cent nga 7.79 për kilovat që ishte më parë.
Këtë të premte Zyra e Rregullatorit të energjisë në Prishtinë zhvilloi një mbledhje me këtë rend dite ku anëtarët e bordit votuan pro kësaj lëvizjeje.
Ky institucion ka argmentuar më herët se rritja e çmimit të energjisë është e domosdoshme për shkak të uljes së prodhimit, rritjes së konsumit dhe varësisë nga çmimet e larta të importit.
Ndërkohë që enti zhvillonte mbledhjen u protestua kundër këtij vendimi të paralajmëruar. Shoqëria civile e kundërshtoi këtë vendim dhe kërkoi uljen e tij ndërsa paralajmëroi protesta të tjera dhe dërgimin e këtij vendimi në gjykatë.
Më herët edhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka kundështuar kërkesën e entin rregullator të energjisë në Kosovë për rritjen e çmimit të energjisë.
Komente
