Ambulanca Infektive në Kosovë

Kosovë/ Rritet numri i infektimeve, 2,590 raste të reja dhe 6 viktima në 24 orët e fundit! 33,538 raste aktive me COVID! Shërohen 2,952 të tjerë

2 Shkurt 2022, 15:59| Përditesimi: 2 Shkurt 2022, 16:03

  • Share

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 2,590 raste të reja me koronavirus nga 12,259 testime të kryera.

Fatkeqësisht 6 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 2,952 qytetarë janë shëruar ndërsa janë 33,538 raste aktive me COVID.

Sakaq, në 24 orët e fundit janë dhënë 2,563 doza vaksine ndërsa 808,365 persona janë vaksinuar me të dyja dozat.

Prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kosovë janë dhënë në total 1,783,672 doza vaksine kundër koronavirusit.

Krahasuar me një ditë më parë, në Kosovë është shënuar rritje e infektimeve me COVID. Dje u regjistruan 2,033 raste dhe 6 viktima.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?