Ambulanca Infektive në Kosovë

Kosovë/ Rriten infektimet, 108 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit! 637 raste aktive me COVID

4 Janar 2022, 15:09| Përditesimi: 4 Janar 2022, 15:18

  • Share

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 108 raste të reja me koronavirus nga 6,169 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve. Krahasuar me një ditë më parë, kemi rritje të numrit të rasteve të reja.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njofton se në të gjithë vendin janë 637 raste aktive me COVID. Sakaq, në 24 orët e fundit janë dhënë 2,161 doza vaksine.

Prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kosovë janë dhënë në total 1,677,000 doza vaksine ndërsa 784,166 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat.

Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Kosova vijon të ketë shifra të qendrueshme infektimesh dhe viktimash.

Varianti 'Omicron' i koronavirusit dhe festat e fundvitit kanë ndikuar në rritjen e infektimeve në të gjithë botën.

Tabela e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?