Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Kosovë/ Rritja e çmimit të energjisë, aktivistë dhe qytetarë paralajmërojnë protestë në Prishtinë

31 Mars, 11:04| Përditesimi: 31 Mars, 11:10

  • Share

Aktivistë dhe qytetarë kanë paralajmëruar një protestë të shtunën, më 5 Prill, në Prishtinë kundër rrritjes së çmimit të energjisë elektrike me 15 përqind nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

Qytetarët, bizneset dhe ekspertët ekonomik kanë shprehur shqetësimin se rritja do të ndikojë negativisht në ekonominë e familjeve dhe sektorët e ndryshëm, duke shtuar ngarkesën financiare për shumë grupe sociale.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, për mediat në Kosovë, theksoi se autoritetet vendase nuk kanë dhënë sqarime të mjaftueshme për mënyrën se si është kalkuluar shifra. 

Ndërkohë, ish ministri i Tregtisë Ismet Mulaj deklaroi për “Front Online” se shtrenjtimi i çmimit të energjisë elektrike për 15%  do të favorizojë operatorët privat të energjisë, duke dëmtuar qytetarët.

Kundër kësaj kërkese për çmimin e energjisë është shprehur edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila deklaroi se “është në kundërshtim me kornizën ligjore që e obligon ZRRE-në të përkujdeset për mbrojtjen e konsumatorit dhe injoron situatën ekonomike dhe aspektin e mirëqenies në vend”.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?