Kosova & Rajoni

Kosovë/ Seanca e parë në Kuvend, Kurti: Krahas kryeparlamentarit të ri e betimit të deputetëve, do votohet dhe qeveria e re

30 Mars, 14:59| Përditesimi: 30 Mars, 15:32

  • Share

Seanca e parë në Kuvend, krahas zgjedhjes së kryeparlamentarit të ri dhe betimit të deputetëve do të shërbeje edhe për të votuar qeverinë e re sipas kryeministrit në detyrë Albin Kurti. Synimin Kurti ia tha Naim Tërnavës, kreut të besimit Mysliman në Kosovë të cilin e vizitoi me rastin e Fitër Bajramit.  

Edhe pse pikëpyetjet mbeten ende, Kurti humb një aleat të mundshëm për koalicion qeverisës. Lutfi Haziri nënkryetar i LDK thotë se ata nuk do të bëhen pjesë e një bashkëpunimi me VV.

"Jo-në tonë karshi Vetvendosjes për krijimin e ekzekutivit e kemi bërë të qartë. Ndërkohë raporti me partitë e tjera të opozitës AAK-NISMA apo edhe grupeve të vogla parlamentare janë aty, ne kemi bashkëpunim",- ka deklaruar Harizi.

Sipas Hazirit mundësitë më të mëdha janë që Kosova të shkojë drejt një krize politike sesa të krijohet një qeveri e re. Megjithatë procesi i negociatave do të tregojë më shumë. 

Këtë javë, Bedri Hamza i Partisë Demokratike e cila mori 24 mandate në zgjedhjet parlamentare, tha se nuk ka vija të kuqe për bashkëpunim për qeverinë e re.

Sfida e parë do të jetë zgjedhja e kryeparlamentarit që i takon VV, edhe më e madhe është ajo për formimin e qeverisë ndërsa vitin e ardhshëm duhet të zgjidhet edhe presidenti i ri, çështje këto që mund të jenë pjesë e negociatave politike.

K.M/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?