Foto ilustruese

Kosovë/ Shtyhet afati për patentat serbe

8 Gusht, 16:27| Përditesimi: 8 Gusht, 16:29

  • Share

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi se afati për aplikim të pjesëtarëve të komunitetit serb për të konvertuar patentë shoferët e tyre të lëshuar nga institucionet serbe, në ato të Kosovës,  është zgjatur deri më 23 gusht

 “Pas kësaj date, për të gjithë ata që nuk konvertojnë patentë shoferët, do të veprohet sipas legjislacionit përkatës në fuqi”, shkroi Sveçla në Facebook.

Sipas Sveçlës, deri më tani 5.588 qytetarë të komunitetit serb kanë aplikuar për t’i konvertuar këto dokumente dhe vetëm gjatë ditës së djeshme kanë qenë 273 aplikime.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?