Foto ilustruese

Kosovë/ Shtyhet seanca e Kuvendit për miratimin e Projektligjit për buxhetin e 2021

29 Dhjetor 2020, 15:43| Përditesimi: 29 Dhjetor 2020, 15:47

  • Share

KOSOVA- Ditën e sotme në orën 14:00 do të shqyrtohej leximi i dytë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2021, por kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka njoftuar se seanca është shtyrë për në orën 17:00.

Kjo për shkak që raporti lidhur me rekomandimet e amandamenteve nuk është gati.

Ditën e djeshme pas një debati të ashpër mbi ndarjet buxhetore mes pozitës dhe opozitës, Projektbuxheti ka kaluar me 64 vota pro. Partia Demokratike e Kosovës i ka dhënë mbështetje projektligjit të Buxhetit, ndërkaq Vetëvendosje ka votuar kundër.

Kuvendi i Kosovës pritet të shpërndahet, pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës, javën e kaluar, e ka shpallur jo kushtetuese mënyrën se si është zgjedhur Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Bashkimi Evropian dhe mekanizma të tjerë kishin bërë thirrje që Kuvendi të mos shpërndahet pa u miratuar buxhetin e vitit të ardhshëm i cili kap vlerën e 2.4 miliardë eurove.

Kuvendi i Kosovës pritet të shpërndahet, pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës, javën e kaluar, e ka shpallur jo kushtetuese mënyrën se si është zgjedhur Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?