Seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademaj

Kosova & Rajoni

Kosovë/ Shtyhet seanca për vrasjen e Liridona Ademaj

27 Janar, 12:33| Përditesimi: 27 Janar, 12:37

  • Share

Kosovë-Seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt, të cilët akuzohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023, ka dështuar për shkak disa avokat nuk ishin pajisur me shkresat e lëndës.

Seanca fillestare për vrasjes së Liridona Ademaj është shtyrë për 31 janar 2025.

Kjo ndodhi pasi avokati i Kuahtrin Kokallës, Ndrec Dodaj dhe ai i Tomë Dodaj, Agron Kuci nuk janë pajisur me shkresat e lëndës.

Derisa, avokati i Tom Dodaj tha as ka telashe me email, avokati i Kokallës i kishte thënë avokatit të të akuzuarit, Granit Plava, Skënder Gojani t’i marrë shkresat e lëndës.

Kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku tha se kjo është papengesi dhe i dha vërejte, Ndrec Dodaj, avokatit të Kushtrim Kokallës.

Ndërsa, për prishje te qetësisë me 500 euro gjobë u dënuar avokati, Ndrec Cocaj.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Murselit, Granit, Kokallës dhe Dodajt.

Sipas aktakuzës Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar që vrasja të kryhej nga i akuzuari Granit Plava me marrëveshje që bashkëshorti i Liridona Ademaj, Naim Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro./KosovaPress/

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?