Spitali i Pejës

Kosovë/ Horror në spitalin e Pejës, foshnja e pajetë futet me çarçafët në lavatriçe, nxirret copa-copa! Pezullohen 7 punonjës spitali

21 Dhjetor 2022, 20:29| Përditesimi: 22 Dhjetor 2022, 07:38

  • Share

Një skandal i padëgjuar më parë ka ndodhur në spitalin e Pejës në Kosovë. Një foshnjë e pajetë 32 javëshe, e mbështjellë me çarçafë është futur në lavatriçe, duke dalë prej andej e copëtuar.

Përkundër insistimit të stafit spitalor që ky rast i tmerrshëm të mbahet fshehur, familjarët kanë njoftuar policinë.

Për Indeksonline, babai i foshnjës thotë se dyshimet nga ana e tij lindën sapo pa që Spitali refuzoi ta dorëzojë trupin e pajetë të foshnjës.

Ngjarjen e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka thënë se po kryhen hetime nga Prokurori i Shtetit dhe Inspektoriati i Shëndetësisë.

Përmes një njoftimi në Facebook, Spitali i Pejës njoftoi se hetimi nuk po bëhet për ndërhyrjen kirurgjikale apo pjesën e kujdesit shëndetësor, por në procedurat e ruajjes së foshnjës që është dorëzuar e copëtuar tek familja.

Spitali bën me dije se ngjarja ka ndodhur me 13 dhjetor, ndërsa janë pezulluar nga puna 7 punonjës të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.

Ora 22:36
Foshnja u fut mes çarçafëve në lavatriçe, pezullohen 7 punonjës në spitalin e Pejës

Shtatë punonjës të spitalit të Pejës janë pezulluar nga puna pas ngjarjes së rëndë, ku punonjësit e spitalit kishin futur mes çarçafëve në lavatriçe një foshnjë të pajetë.

“Në Repartin e Gjinekologjisë të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë në mbrëmjen e datës 13.12.2022 tek një shtatëzën e shtrirë në Spitalin tonë është bërë diagnostifikimi i frytit të vdekur nga ana e mjekut kujdestar, dhe si rrjedhoj ka ndodhur një intervenim kirurgjik dhe fetusi nxirret me prerje cezariane i vdekur në javën e 32 të gestacionit. Menjëherë me të ndodhur rasti organet e hetuesisë në njëren anë dhe paralelisht organet menaxheriale të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë janë duke bërë hetime të detajuara lidhur me këtë rast.

Duhet theksuar se hetimet nuk janë duke u bërë për ndërhyrjen kirurgjike apo përkujdesjen tjetër shëndetësore, por lidhur me mënyren se si është bërë ruajtja e fetuesit të vdekur, dhe tërë atë që ka ndodhur deri në dorëzim e Fetuesit të vdekur tek familjarët.

Spitalit të Përgjithshëm në Pejë me qëllimin që të bëjë hetime të papenguara dhe të detajuara për këtë rast deri më tani ka suspenduar 7 punonjës të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë dhe është duke zhvilluar procedurat disiplinore me qëllim të zbardhjes së tërë rastit. Rasti është ende në hetim dhe sapo që organet e hetuesisë dhe Inspektoriatit shëndetësor të dalin me konstatime e veprime përfundimtare, opinioni do të njoftohet me detaje të ngjarjes dhe me masa adekuate të parapara me ligj”, thuhet në njoftim.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?