Naim Murseli dhe Liridona Ademaj

Kosova & Rajoni

Kosovë/ Sot nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt

27 Janar, 09:38| Përditesimi: 27 Janar, 09:43

  • Share

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot (27 janar) në orën 11:00 pritet të mbahet shqyrtimi fillestar ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt, të cilët ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Murselit, Granit, Kokallës dhe Dodajt.

Në aktakuzën e Prokurorisë, thuhet se Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro.

I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, thuhet se u bë nga bashkëshorti i saj, tani i akuzuari Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje.

Vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj ka thënë se familja beson në drejtësi.

“Ne si familje besojmë në drejtësi dhe shpresojmë që gjykimi do të jetë efikas, profesional, pa gabime, pa vonesa dhe transparent”, shkroi ai në rrjetet sociale./Koha

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?