Seancë gjyqësore për Banjskën (Foto nga arkivi)

Kosovë/ Sulmi në Banjskë, nis gjyqi ndaj 45 të akuzuarve! Vetëm 3 të pranishëm, 42 të tjerë në arrati

9 Tetor, 17:13| Përditesimi: 9 Tetor, 17:17

  • Share

Pas shtyrjes më 25 shtator, seanca gjyqësore për të akuzuarit e sulmit në Banjskë të Zveçanit, u zhvillua këtë të markurë.

Nga 45 të akuzuarit si të përfshirë në sulmin e vitit të kaluar, vetëm 3 prej tyre ishin në sallë, pasi pjesa tjetër janë në arrati.

Prokurori i rastit, Naim Abazi u njoftoi të pandehurve akuzat për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të rënda penale.

“Vetëm njëri prej tyre u vetëdeklarua i pafajshëm, ndërsa 2 të tjerët shfrytëzuan të drejtën që u jep ligji për të mos u deklaruar momentalisht rreth fajësisë”, tha Naim Abazi.

Në lidhje me 43 të akuzuarit që janë në arrati, gjyqtari i çështjes, Arben Hoti, do të presë një opinion juridik nga Gjykata Supreme për interpretimin e ligjit, kur bëhet fjalë për gjykimin në mungesë.

Avokati Arianit Koçi që përfaqëson familjen e oficerit Afrim Bunjaku, i cili u vra nga grupi i armatosur serb më 24 shtator 2023, tha se ndërkombëtarët duhet të detyrojnë Serbinë për dorëzimin e pjesës tjetër të të akuzuarve.

 “Prokuroria e Posaçme e Kosovës shpalli ngritjen e aktakuzës me 11 shtator dhe ndër të akuzuarit kryesor është Milan Radoiçiç, ish nënkryetar Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës që mbështetet nga Beogradi, i cili mori përgjegjësinë për përgatitjen dhe udhëheqjen e grupit të armatosur”, tha Arianit Koçi.

Më herët, kryeministri Albin Kurti është shprehur se dorëzimi i Radoiçiç dhe pjestarëve të tjerë të grupit terrorist është një ndër kushtet për vazhdimin e dialogut me Beogradin.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?