Erjon Morina

Kosovë/ 'Sulm në zemër' gjatë stërvitjes, ndërron jetë në spital futbollisti shqiptar! Vetëm 22 vjeç

12 Dhjetor, 10:25| Përditesimi: 12 Dhjetor, 11:39

  • Share

VUSHTRRI - Erjon Morina, futbollisti 22-vjeçar i Vushtrrisë në Kosovë ka ndërruar jetë këtë të enjte në spital, disa javë pas "sulmit në zemër" të ndodhur gjatë stërvitjes me klubin e tij.

Lajmi është konfirmuar nga i ati i ish-sulmuesit, ndërsa është publikuar në mediet e Kosovës.

“Ylli babit ike në qiell. Na thave zemrat Erjon! Do jetojmë të ngrysur me kujtimet më të bukura për ty! Do jesh ylli që do na ndriçon gjithmonë”, shkruan mes dhimbjes babai i Erjon Morinës.

Ngjarja

Në stërvitjen e datës 27 tetor 2024 skuadra e Vushtrrisë do hasej me një situatë makthi. 22-vjeçari Erjon Morina pësoi një sulm në zemër, teksa futbollisti u dërgua në spital duke marrë ndihmën e parë. Prej asaj pasditeje dhe deri këtë të enjte sulmuesi luftoi për të qëndruar në jetë, por nuk ia doli të mbijetonte. Dhimbje në skuadrat e futbollit të Kosovës që shohin një djalosh të largohet para kohe për shkak të sulmit në zemër në stërvitje.

Karriera

Morina e nisi karrierën me moshat e Prishtinës, duke qenë më pas pjesë e Kicker Luzern në Zvicër. Kthimi në Kosovë e pa atë të luante me Besën e Pejës, Drenicën, 2 Korrikun, Llapin, Malishevën, Ulpianën dhe Vushtrrinë.

Erjon Morina

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • mario: 12/12/2024 17:17

    ngushëllime familjes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?