Pas raportimeve për një sulm me granata ndaj policisë dhe doganierëve në pikën e kufitare të Jarinjës në Kosovë, Policia ka dalë me një njoftim duke bërë me dije se nuk bëhet fjalë për një sulm të tillë.
Për fat të mirë, nuk ka të lënduar në njerëz, ndërsa nuk dihet autori dhe motivi i këtij sulmi, ndërsa është ndërprerë përkohësisht qarkullimi Kosovë-Serbi.
Incidenti u regjistrua në një kohë kur në Kosovë po votohej për për kryetarët e rinj dhe përbërjet e reja të asambleve komunale për 38 komunat e vendit.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, situata në Jarinjë u tensionua ajo pak, pasi Kosova nisi të zbatojë masa reciprociteti tek makinat me targa serbe. Ky vendim nuk u prit mirë nga pala serbe, madje protestuesit serbë bllokuan pikat e kalimit kufitar mes Serbisë dhe Kosovës.
Për të ulet tensionet mes dy vendeve u desh ndërhyrja e BE-së, ku në Bruksel u vendos që të dyja vendet të përdoronin etiketat ngjitëse për targat që do të jenë falas. Sipas marrëveshjes, letrat ngjitëse do të përdoren deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare dhe një grup punues do të fillojë më 21 tetor përpjekjet për të gjetur një zgjidhje të përhershme.