Kosova & Rajoni

Kosovë/ Të rinj në Suharekë përdhosin flamurin kombëtar(VIDEO)

24 Korrik, 16:57| Përditesimi: 24 Korrik, 17:08

  • Share

Në kosovë Policia ndaloi dhe më pas la të lirë disa të lirë të cilët u shfaqën në një video të shpërndarë në rrjetet sociale duke përdhosur flamurin e Shqipërisë. Ata duken në pamje teksa shkelin dhe më pas xhirojnë gomat e një makine mbi flamurin shqiptar, momente të cilat u shpërndanë në rrjetet sociale.

Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit, tha për mediat në Kosovë se të përfshirë në këtë ngjarje janë dy të mitur dhe se rasti është regjistruar në Studençan të Suharekës.

Me datë 23.07.2025, Policia ka pranuar një informacion dhe video-regjistrim që lidhen me një veprim të papërshtatshëm ndaj flamurit kombëtar nga dy të mitur në Studençan, Suharekë. Pas reagimit të menjëhershëm, të miturit janë intervistuarnga policia në prani të prindërve dhe kanë pranuar veprimin, duke theksuar se nuk kanë pasur qëllim nënçmimi dhe janë penduar”, ka thënë Bytyqi.

Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë tha se prokurori përgjegjës, pas shqyrtimit të rastit, ka vlerësuar se nuk ka bazë për hetim penal, pasi veprimi është kryer pa vetëdije dhe pa qëllim nxitjeje të urrejtjes.

Veprimi i të miturve shkaktoi edhe reagimin e Vetëranëve të UÇK-së. Në një deklaratë të organizatës, thuhet se rasti nuk duhet të relativizohet dhe se rasti përbën një pasqyrë të një krize të thellë morale.

Ne, kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, reagojmë me indinjatë të thellë dhe dënim të ashpër ndaj aktit të përdhosjes së flamurit kombëtar nga disa individë të papërgjegjshëm në qytetin e Suharekës. Flamuri kuq e zi është simboli i gjakut dhe sakrificës, simboli që frymëzoi një popull të tërë për liri, që u ngrit mbi barrikada, e në zemrën e çdo shqiptari që nuk u përkul para pushtuesit. Ky akt përbën, fyerje të rëndë ndaj kujtimit të Dëshmorëve tanë, përbuzje të vlerave të luftës çlirimtare dhe provokon rëndë moralin kombëtar, që nuk mund të kalojë pa përgjegjësi. Ne, bashkërisht, kërkojmë reagim të menjëhershëm nga institucionet e rendit dhe drejtësisë, për të identifikuar dhe ndëshkuar autorët e këtij akti të shëmtuar. Bëjmë thirrje publike që ky rast të mos relativizohet, sepse ai është pasqyrë e një krize të thellë morale që duhet trajtuar me seriozitet dhe jo me indiferencë. Theksojmë se flamuri kuq e zi nuk është vetëm simbol i një shteti apo kohe, ai është vetë identiteti ynë kombëtar”, thuhet në një deklaratë të vetëranëve të UÇK.

A.I/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hajredini: 25/07/2025 16:17

    Dhe ju qe e postuat ne lajme kte, ciraket e serbise jeni mos kujtoni se s'ratë në sy

    Përgjigju
  • Blenard: 25/07/2025 15:42

    ata te shqipnis nuk ju dun ju dmth hhahhahhaha

    Përgjigju
  • Shqiptari: 24/07/2025 19:33

    Me siguri bastard i ushtareve dhe policeve serbe! Felliqesira pa gjak e pa komb!

    Përgjigju
  • Arben: 24/07/2025 19:20

    Ndyrësira me Golf

    Përgjigju
  • Lala: 24/07/2025 19:15

    Dal NGA dal do behemi Si Austria DHE Germania QE nuk pranojn QE Jan ne popull DHE kan te njejten gjuhe.

    Përgjigju
  • dori: 24/07/2025 18:37

    Ky me siguri është pjellë nga ushtarët sërb që përdhunuan në kohën e luftës gratë në Kosovë,është bastard sërb i ndyrë.... Prandaj thonë që janë të trashë se ka plot bastard të tillë.

    Përgjigju
  • Andi: 24/07/2025 18:22

    Brez ordiner

    Përgjigju
  • Lui: 24/07/2025 17:22

    Kështu është kur promovohet “kombi kosovar”.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?