Kosova & Rajoni

Kosovë/ Të shtëna me armë zjarri në Gjilan, tre të vrarë e një i plagosur, në kërkim autori (VIDEO)

10 Gusht, 14:32| Përditesimi: 11 Gusht, 08:36

  • Share

Tre persona janë vrarë dhe një tjetër u plagosë pas të shtënave me armë zjarri mesditën e së dielës në Gjilan. Personi i tretë po merrte ndihmë mjekësore në spital, por fatkeqësisht nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Autori i ngjarjes është shpallur në kërkim, i cili është identifikuar si Mefail Shkodra, bëhet me dije se është një emër i njohur për policinë. Ndërkohë viktimat janë identifikuar si Selami dhe Edmond Hasani (babë e bir) dhe Abedin Hoxha.

Sipas burimeve të para nga policia, paraprakisht dyshohet se motivi i ngjarjes lidhet me fajde.

“Ju njoftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32 dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova “ . Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personave, dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan. I dyshimtë për rastin është personi mashkull shtetas i Kosovës i njohur për policinë i cili për momentin është në arrati. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit. Policia e Kosovës, Njësitet e hetimeve rajonale në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit po i hetojnë rrethanat e këti rasti të rëndë”, deklaroi  Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë në Gjilan.

 

Autori i ngjarjes

 

 

 

Dy prej viktimave

Ora 23:02
Vrau 3 persona në Gjilan, fotografitë e autorit me Osmanin dhe Kurtin u shkrepën në festën e Ambasadës së Shqipërisë, kush e ftoi?

1753196283_vjosaosmani.JPG

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka dhënë një sqarim për fotografinë me Mefail Shkodrën, i dyshuar për vrasjet e sotme në Gjilan.

Sipas një reagimi në faqen e presidencës, fotografia e Osmanit me Shkodrën është bërë “gjatë një organizimi festiv të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kosovë, me rastin e një aktiviteti publik ku morën pjesë edhe përfaqësues të tjerë institucionalë, personalitete nga politika, të ftuar të tjerë dhe qytetarë”.

Gjithashtu, në reagim thuhet se “brenda vitit, Presidentja del në fotografi me mijëra qytetarë e pjesëmarrës në aktivitete publike, të cilët as nuk i njeh e as nuk mund ta dijë se cila është veprimtaria e tyre. Prandaj, aludimet për kinse “shoqërim” janë asgjë tjetër pos shpifje”.

Gjithashtu Osmani ka bërë thirrje që autorët e krimit në Gjilan të sillen sa më shpejtë para drejtësisë.

Mefail Shkodra, me dosje të trashë për vepra të ndryshme penale, kishte foto edhe me Kurtin, Sveçlën etj.

Ora 16:30
Kosovë/ Vrau 3 persona në Gjilan, autori fotografi me Osmanin dhe Kurtin

Mefail Shkodra, i dyshuar për vrasjen e dy personave sot në Gjilan, është shapllur në kërkim nga Policia e Kosovës.

Policia e Gjilanit po kërkon ndihmën e qytetarëve për ta kapur atë, duke publikuar fotografinë e tij me autorizim të Prokurorisë.

Mirëpo, në mediat e Kosovës përveç fotos të publikuar nga autoritetet po qarkullon edhe një fotografi e tij me krerët më të lartë të shtetit, si kryeministrin në detyrë, Albin Kurti e presidenten Vjosa Osmani.

Xh.D/Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zjarrvënia e qëllimshme njësoj si vrasja, si ju duket propozimi i Ramës?