Një person i maskuar dhe i armatosur ka tentuar të vrasë Drejtorin Komunal të Leposaviç në Kosovë, Marko Jaballanoviç.
Policia e Kosovës njofton se ngjarja ka ndodhur të dielën në mesnatë në Leposaviç dhe raportimi në polici është bërë nga vetë Jaballanoviç, anëtar i Partisë Demokratike Progresive së Nenad Rashiç.
Në denoncim ai thotë se kur ishte duke hyrë në një lokal, pranë tij ishte afruar një i maskuar dhe i ka drejtuar pistoletën tip Scorpion, por nuk ka arritur të qëllonte.
Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviç shkruan në rrjetin social se kjo ishte një tentativë vrasje, por arma është bllokuar kur do të shkrepej duke akuzuar Beogradin dhe Radoiçiçin se qëndron pas kësaj ngjarje.