Dimal Basha

Kosova & Rajoni

Kosovë/ Deputeti i LVV-së Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit, i hapet rrugë konstituimit

26 Gusht, 08:17| Përditesimi: 26 Gusht, 11:40

  • Share

Pas 5 muajsh ngërçi politik, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha, është zgjedhur kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës. Ai mori 73 vota pro, 30 deputetë votuan kundër, ndërsa 3 abstenuan. Zgjedhja e tij i hap rrugë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re pas një krize të gjatë politike që pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Në fjalën e tij, ai bëri thirrje për bashkëpunim.

“Sot kjo republikë qëndron e pavarur edhe falë ndihmës së shteteve mike në krye me SHBA-në. Ka disa muaj që ky Kuvend është ballafaquar me një sfidë që nuk e ka parë më herët. Por mos harroni, që me gjithë betejat, besoj që ka qenë shkollë që i ka shërbyer demokracisë dhe emancipimit të shoqërisë”, u shpreh ai.

Kush është Dimal Basha?

Dimal Basha ka lindur më 12 tetor 1979 në Prishtinë dhe jeton në qytetin e Ferizajt. Studimet e larta i ka përfunduar në “John Jay College of Criminal Justice” në Neë York, duke diplomuar me vlerësimin më të lartë në drejtimin “E Drejta Penale Ndërkombëtare.”

Dimali gjithashtu ka përfunduar studimet Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare, me fokus në “Konflikt dhe Siguri,” në Universitetin “The Neë School University,” po ashtu në New York.

Me një përvojë të pasur profesionale, Dimali ka punuar në zyrën e ish-Kongresmenit Eliot Engel, si dhe si Analist i të Dhënave Kualitative në Gjykatën Federale të ShBA-së.

Përveç kësaj, ai ka ushtruar një karrierë të suksesshme menaxheriale në Angli dhe ShBA.

Në politikë, Dimal Basha ka shërbyer si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës për dy mandate, duke përfaqësuar Lëvizjen Vetëvendosje! Ai ka qenë anëtar në Komisionin për Punë të Jashtme, Komisionin për Legjislacion, Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së dhe Komisionin për Stabilizim-Asociim.

Lajm në përditësim…

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?