Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Kosovë/ Dy vëllezër vriten në Gjakovë

25 Qershor 2023, 21:28| Përditesimi: 25 Qershor 2023, 22:09

  • Share

GJAKOVE - Dy vëllezër janë vrarë në Gjakovë raportojnë mediat kosovare.

Vrasja e dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e së dieles së 25 qershorit.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në fshatin Madanaj, ku viktimat janë qëlluar me armë zjarri. Njëri ka vdekur në vendin e ngjarjes, e tjetri rrugës për spital.

“Bëhet fjalë për vrasjen e dy personave, vëllezër. Njëri ka vdekur në vendin e ngjarjes, e tjetri rrugës për spital. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e dy personave meshkuj të moshës madhore. Në këto momente janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin”, thuhet në njoftimin policor.

Ende nuk dihen motivet e kësaj vrasjeje.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?