Vila e Milan Radoiçiç në Zubin Potok

Kosovë, zbatohet urdhri për konfiskimin e pasurive të paluajtshme të Milan Radoiçiç

3 Prill, 20:35| Përditesimi: 3 Prill, 20:38

  • Share

Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka njoftuar zbatimin e urdhrit për konfiskimin e pasurive të paluajtshme të Milan Radoiçiç.

Zyrtarët e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar kanë zbatuar masën ndaj ish nënkryetarin e Listës Serbe, e cila përfshin edhe konfiskimin e vilës së tij tek Liqeini i Ujmanit në Zubin Potok dhe pasuri të tjera.

Radoiçiç është i dyshuari kryesor për organizimin e sulmit në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar. Mes terroristëve serb dhe policisë së Kosovës pati një shkëmbim zjarri ku mbeti i vrarë oficeri i policisë Afrim Bunjaku.

Tre prej terroristëve serb mbetën të vrarë ndërsa pjesa tjetër arritën të ikin maleve në drejtim të Serbisë.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?