Kosova & Rajoni

Kosovë/KQZ, mbyllet numërimi i të gjitha votave, Lëvizja Vetëvendosja e Albin Kurtit fituese e zgjedhjeve

8 Tetor 2019, 16:22| Përditesimi: 8 Tetor 2019, 16:47

  • Share

Është mbyllur zyrtarisht numërimi i votave për Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Kosovë. Sipas KQZ, Lëvizja Vetëvendosja ka dalë forcë e parë me 25.49% të votave, në vend të dytë LDK me 24.83%, në vendin e tretë PDK me 21.25 % dhe AAK+PSD me 11.57% të votave. 

Për krijimin e Qeverisë së re të Kosovës, Liderit të Vetëvendosjes i duhet një koalicion paszgjedhorë, shumë i mundshëm me LDK. Menjëherë pas publikimit të rezultateve paraprake Albin Kurti deklaroi se ai do të nisë bisedimet me kandidaten e LDK Vjosa Ademi për qeverinë e re.

Më parë, PDK-LDK-NISMA kanë kërkuar rinumërimin e votave.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?