Kosovë/Kryeministri Hoti prezanton kornizën e dialogut Kosovë – Serbi

10 Qershor 2020, 15:02| Përditesimi: 10 Qershor 2020, 15:05

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka prezantuar sot kornizën e Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë që sipas tij do të zhvillohet në bazë të Kushtetutës së Kosovës dhe do të drejtohet nga Kryemionistri i vendit.

 “Dialogun e udhëheq kryeministri i Kosovës. Ka pasur diskutime nga më të ndryshmet, javët dhe muajt e fundit, unë nuk do të bëj kurrfarë gare me të tjerë profile institucionalë, pasi që kompetencat e mia kushtetuese janë të qarta, përfshirë edhe kompetencat për dialog”, ka deklaruar Hoti.

Përsa i përket parimeve të dialogut, Hoti tha se integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm.

“Nuk ka kuptim asnjë marrëveshje pa njohje reciproke, dhe jo njohje reciproke të përkohshme, por njohje reciproke që na siguron ulëse në OKB dhe na siguron njohjen nga pesë vendet e BE-së që ende nuk na kanë njohur”, ka shtuar mes tjerash ai.

Objektivi i Qeverisë së Kosovës në dialogun me Serbinë, ka njoftuar Hoti është që në këtë marrëveshje të adresohen të gjitha çështjet e hapura me Serbinë, siç është fati i të pagjeturve dhe një listë e gjatë e çështjeve që janë në pritje.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është pezulluar nga nëntori i vitit 2018, kur autoritetet e Kosovës patën vendosur taksë 100 për qind në mallrat e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

Ndërkohë kjo masë është zëvendësuar me reciprocitet, mirëpo qeveria e re e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti ka hequr të gjitha masat, për shkak të siç është shprehur ai, heqjes së të gjitha pengesave për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka nisur më 2011 në Bruksel.

Komento

Komente

  • Kosovari: 11/06/2020 11:28

    Mos vepro si Albini se, nuk po dihet sa ju zgjate qeverisja.tani kete ceshtje e prcizon Kushtetuta,po mbi te gjitha,ju vetem grindeni se, ata qe organizojne bisedimet,ata vendosin,jo Ju,Kush, cili nivel me kend me cilin nivel do bisedoje.Ju vetem grideni si gjelat n'pleh.E para e punes,para bisedimeve,Ju perfaqesuesit e klaneve politike, te shiheni dhe t e mereni vesh,cka nuk ka ndodhur kuurre mes nesh, te ngarkohet delegacioni I Kosoves,cka dhe per cka te bisedohet,sa mund te behet compromise, per cka nuk duhet lekundur nga vendi,e te gjitha ceshtjet dhe temat e bisedimeve.Kjo eshte essence e ceshtjes, Jo Uni I uneve tuaja!!Rrahagjoksit e Juaj!!

    Përgjigju
  • vilma bullani: 11/06/2020 09:22

    Me pelqeu fjala e Hotit. Por duhet te sigurohemi se do veproje sic deklaron, sepse shume here deklarat nuk jane mbajtur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?