'Kosovën e kam zili, kërkesat i mbështesim edhe ne!' Presidenti i boksit për bojkotin e futbollit. Kola: Ka ndikuar shumë te fëmijët

7 Tetor 2020, 13:15| Përditesimi: 7 Tetor 2020, 14:38

  • Share

Prej më shumë se dy muajsh futbolli ka shpallur bojkotin, por duket se katër kërkesat financiare ndaj qeverisë nuk i përkasin vetëm këtij sporti. Në një intervistë për Report TV presidenti i federatës së boksit, Florend Kalivopulli, thotë se kjo çështje është më e madhe, pasi edhe ato kanë pretendimet e tyre.

“E kemi ngritur edhe herë të tjera zërin, sepse do të ishte mirë që tatimi për shpërblimin e boksierëve, që është diçka minimale të ishte zero,”-deklaroi ai.

Sipas Kalivopullit Kosova është shumë më lart se Shqipëria në aspektin e fondeve, një kërkesë që futbolli kërkon ta rregullojë nëpermjet ligjit të sponsorizimit.

“Absolutisht që ata janë shumë më mirë se sa ne, shumë më komod, funksionojnë shumë më mirë dhe kjo falë buxhetit që kanë dhe formulës se si qeveria e Kosovës jep fondet. Janë pjesmarrës në të gjithë aktivitetet, kudo që zhvillohen, nuk mungojnë kurrë dhe bëjnë grumbullime pafund. Unë I shoh me zili, sepse janë shumë hapa para nesh në organizimin e tyre dhe nuk janë aspak më mirë se san ë cilësinë e boksimit,”- u shpreh ai.

Bojkoti i futbollit ndërkohë ka patur ndikim edhe te futbolli i moshave. Njëri prej trajnerëve, Agustin Kola, një ikonë e klubit të Tiranës, thotë se i duhet dhënë zgjidhje sa më parë, pasi kërkesat janë të pranueshme.

“Ka patur shumë shumë ndikim tek ne. Fëmijët ajër duan. Mbaji mbyllur, në inkubator dhe do të sëmuren. Qeveria duhet t’I shohë këto katër kërkesa sepse nuk janë të paarritshme. Përsa i përket bojkotit kam qenë dhe jam dakord.”

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?