ilustruese

Kosova & Rajoni

Kosovë/Policia arreston disa serbë! Kontrolle të forta në manifestimet për Vidovdanin

28 Qershor, 14:38| Përditesimi: 28 Qershor, 15:54

  • Share

Serbët nisën festimet për Vidovdanin në Gazimestan dhe Gracanicë, ku manifestimet zhvillohen cdo vit në 28 Qershor. Në nisje të manifestimeve Policia e Kosovës zhvilloi kontrolle tek serbët që ia dretjuan monumentit të Gazimistanit. Një serb që mbante një armë plastike u ndalua dhe pas verifikimeve dhe më pas u la i lirë ndërsa një tjetër ndërsa një tjetër u ndalua pasi mbante flamurin e Serbisë gjatë kontrollit të Policisë së Kosovës dhe nuk u lejua të kalojë. Në të njëjtin vend ishte edhe deputeti serb I parlamentit të Kosovës Slavko Simiq, i cili u bashkua me qindra qytetarë për të marrë pjesë në festime.  

Patriarku serb Porfirije zhvilloi liturgjinë në manastirin e Graçanicës ku u bëri thirrje serbëve për bashkëjetesë me shqiptarët, ndërsa Kosovën e cilësoi si tokën e tyre të shenjtë.

Më herët policia e Kosovës arrestoi në Graçanicë një shtetas serb me inicialet V.P. Ai ishte organizator i një udhëtimi pelegrinazhi nga Beogradi. Anëtarët e grupit që që drejtohej prej tij kishin të veshur bluza me mesazhe politike “Serbia e Bashkuar”, me ngjyra të kuqe, blu dhe të bardhë. 

Ndalimi i V.P. u bë në prani të pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Inspektoratit Policor. Përdorimi i simboleve etnike serbe u ndalua disa ditë më parë nga gjykata themelore në Prishtinë e cila, rrëzoi një vendim të këshillit bashkiak të Graçanicës që lejonte edhe përdorimin e këtyre simboleve në festë. Gjykata në vendimin e saj argumentoi se vendimi në fjalë mund të provokojë tensione ndëretnike, veçanërisht nëse perceptohet se autoritetet komunale favorizojnë një komunitet në kundërshtim me rendin ligjor. Serbët dhe qytetarë nga vende të rajonit, festojnë çdo 28 qershor Vidovdanin, në kujtim të betejës kundër ushtrisë turke në Kosovë në vitin 1389. Ajo festohet edhe nga Kisha Ortodokse Serbe, si shenjë përkujtimi për ushtarët e vrarë.

Ora 15:46
'Vidovdani', shoqërohen dy persona, thirrën 'Kosova është Serbi'

Dy persona që kënduan këngë nacionaliste, dhe thirrën “Kosova është Serbi” gjatë manifestimeve të festës serbe të Vidovdanit, në Gazimestan u identifikuan nga Policia e Kosovës. Ata u shoqëruan në rajon për veprime të mëtejshme. 

A.I/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po zbatohet siç duhet rregullorja e re për plazhet publike në Shqipëri?