Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është përgjigjur pozitivisht ftesës për rifillimin e dialogut në Uashington në fund të qershorit. I pari i shtetit tha se inkuadrimi i SHBA-së në këtë proces rritë shpresën për sukses në një marrëveshje për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.
Kreu i vendit përmes një konference për medie tha se vetëm të bashkuar dhe partneritetin me SHBA-të rezultatet do të jenë konkrete. Ai theksoi se vendi nuk ka kohë për të humbur dhe shpejtë duhet të arrijë marrëveshjen finale me Serbinë.
Hashim Thaçi nuk bëri të ditur se nga Uashingtoni do të kthehet me marrëveshje finale, por tha se do të veprojnë në përputhje me Kushtetutën.
Derisa theksoi se në këtë marrëveshje nuk do të ketë shkëmbim të territorit dhe nuk do të cenohet sovraniteti i vendit.
“E them në mënyrë të hapur, se në asnjë rrethanë nuk pretendohet nga askush, as në Uashington të cënojë integritetin territorial të vendit. Ftoj të gjithë, që të mos përhapim dezinformata për shkëmbim të territoreve. S’ do të ketë as diskutim për integritetin e shtetit të Kosovës”.
“Kosova shkon si shtet i pavarur dhe sovran dhe si një vend unik me një politikë shumë të qartë”, është shprehur Thaçi
Emisari i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka marrë konfirmimin nga qeveritë në Prishtinë dhe Beograd se do t’i përgjigjen ftesës për një takim në Uashington më 27 qershor.
Dje, i dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell përmes një twitteri tha se palët do të takohen më 27 qershor në Washington. Grenell shkruante se Beogradi do duhet të ndërpresë fushatën e tërheqjes së njohjeve për t'u fokusua te dialogu mes dy vendeve.
Kurre asnjehere nuk eshte thene e as nuk eshte biseduar per nderrim teritoresh e ndryshim kufijsh,Por, kishte dhe sot ka, individ,madje te "sert",e grupe partiake qe, trumbetojne se kete ndryshim kufijsh po e bene Hashim Thaci,udheheqesi politik u UCK,clirimtari i Kosoves. Ky ishte dhe mbetet synim per etiketim te UCK,te tilla grupime e personalitetetprokomuniste ,si ne korr "kendojne" andej e kendej Drini cdo dite e nivele te ndryshme
Përgjigju