Kosova & Rajoni

Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh

15 Janar, 22:10| Përditesimi: 15 Janar, 22:20

  • Share

Deklaratat e presidentit të zgjedhur Donald Trump lidhur me politikën e jashtme, kanë shqetësuar me të drejtë publikun shqiptar, për të ardhmen e Kosovës.

Për të diskutuar mbi këtë, ishin të ftuar në "Studio Live" me Arbër Hitajn në Report Tv, Kreshnik Çollaku, deputet i PD, Ledion Krisafi, ekspert i çështjeve ndërkombëtare dhe Florian Arapi, publicist.

Për Çollakun, Trump pritet të trazojë si asnjë president amerikan më parë, politikën e jashtme, ndërsa për Kosovën, ai u shpreh optimist se kjo e fundit do të marrë një zgjidhje përfundimtare në këtë mandat të republikanit 78-vjeçar.

“Mendoj që hyrja në zyrë e presidentit Trump gjithë botën, patjetër, rajonin e Ballkanin e presin me një frymëmarrje të ndalur sepse pritshmëria e një presidenti kaq atipik, me një histori kaq të veçantë, që rikthehet me këtë fuqi, dhe patjetër me një qasje atipike duhet thënë nga niveli i standartit të politikanëve në botë, pritshmëritë janë të larta për se si dhe se sa presidenca Trump do të ndikojë në zhvillime globale, patjetër në zhvillimet me SHBA, por edhe në raportet, marrëdhëniet me jashtë, me BE, Rusi, Kinë, Lindje e Mesme, patjetër dhe Ballkani Perëndimor”,- tha Çollaku.

“Në raport me Kosovën. Kosova vjen si produkt i një status quo-je 15-vjeçare, e ngrirë dhe e bllokuar te dialogu me Serbinë, i administruar zyrtarisht nga Bashkimi Europian. Hera herës me një rol herë më të shtuar e herë më tërhequr nga SHBA-të. Dua të themi qartë se 15 vjet dialog, marrëveshje të arritura dhe të parealizuara, duket se është një operacion i dështuar”,-shtoi ai.

“Unë mendoj që presidenca Trump, në raport me Kosovën, si kundër në mandatin e saj të parë, tregoi ambicie të forta, duke shtuar përtej linjave tradicionale zyrtare. Kërkoi një marrëveshje të shpejtë, pavarësisht përbajtjes së saj. Qartësisht duket se kishte nevojën, presidenca Trump në mandatin e parë, të linte gjurmë të fortë, mbasi duke thyer disa korniza tradicionale”,- deklaroi deputeti demokrat.

“Unë pres gjithashtu që të vazhdojë trysnia e presidencës Trump, për ta zgjidhur çështjen e Kosovës. Në këtë 4-vjeçar pres të ketë një zgjidhje serioze për Kosovën në raportin e saj me Serbinë”,-theksoi ai.

Për ekspertin e çështjeve ndërkombëtare Krisafi, dhe publicistin Arapi, Trump ka shumë gjasa të rikërkojë shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

“Deklaratat lidhur me Groelandë, Kanadanë, Kanalin e Panamasë, mund të hedhin në erë të gjithë sistemin ndërkombëtar që ne njohim që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe kjo mund të ketë pasoja për Kosovën, sepse Kosoav është shtet që nuk e ka përmbylluar tërësisht rrugën e vet të shtetësisë sepse nuk njihet nga gjysma e botës dhe nuk është pjesë e OKB-së. Nuk është çudi që të kthehen idetë e një shkëmbimi territorial si një zgjidhje e lehtë dhe e thjeshtë e konfliktit, një herë e përgjithmonë”,- tha Krisafi.

“Në politikën e jashtme duket se është duke bërë disa lëvizje goxha të mëdha megjithëse politika amerikane nuk është së ka pasur ndryshime gjërësisht në historinë e saj, por Trump duket se është duke bërë disa ndryshime që do jenë më drastike. Natyra e Trump është natyra e në biznesmeni pragmatic dhe poliktikën e jashtme ai e shikon në këtë formë”,-tha Arapi.

“Për të rikujtuar, e njëjta marrëveshje është sjellë në Rambuje nga Millosheviçi dhe propozimi ka qenë i tillë: Ne marrim pjesën veriore të Kosovës dhe Kosova le të bashkohet menjëherë me Shqipërinë. Në rastin e Trump, është një probabilitet shumë i lartë, me shumë gjasa, ai do t’i rikthehet të njëjtës marrëveshje, të cilën atëherë e firmosi një kryeministër anonim i LDK-së, Abdullah Koti”,- shtoi ai.

K.M/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?