Presidentja Vjosa Osmani në takim me Këshillin për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut

Kosovë /Vrasja e gruas shtatzënë, Vjosa Osmani mbledh liderët e shtetit

3 Dhjetor 2022, 09:32| Përditesimi: 3 Dhjetor 2022, 09:43

  • Share

Vjosa Osmani mblodhi dje në një takim të Këshillit për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut drejtues të rëndësishëm të shtetit dhe shoqërisë civile për të diskutuar mbi ngjarjen e rëndë të vrasjes së gruas shtatzënë. U organizua një mbledhje, ku u diskutuan vendimet konkrete që duhet të merren që ky të jetë rasti i fundit si edhe të gjenden mënyra se si të parandalohen aktet e dhunës. Populli, i cili është ngritur në protestë sapo marrë lajmin e plotë të ngjarjes, mendon që ky është femicid. Këto dy ditë në Kosovë janë zhvilluar protesta, me një pjesëmarrje të lartë të njërëzve duke i kërkuar llogari qeverisë dhe policisë së vendin për rastin tragjik të Hamide Megashit.

Presidentja e Kosovës ka pranuar që po vendi po përballet me një femicid pasi janë raportuar shumë akte dhune dhe shumë raste të tjera kanë përfunduar në vrasje. Ajo thotë se duhet të merren masa urgjente pasi vendi është një situatë alarmi dhe kjo sipas saj është një sfidë serioze që ka vështirësi të mëdha për t’u zgjidhur. Ajo foli për takimin me institucionin përkatës dhe theksoi pikat ku u mbështet diskutimi i djeshëm.

“ Në agjendë janë dy pika konkrete: E para, secili institucion të jetë në inputin e vet lidhur me mangësitë që ekzistojnë në sistemin tonë për mbrojtjen e jetës së vajzave dhe grave dhe e dyta do të dalim me përfundime dhe konkluzione konkrete se si të parandalojmë këto akte të dhunës dhe këtë femicid sa më urgjentisht që të jetë e mundur. Shpresoj shumë që secili nga institucionet e Kosovës do të vijë me një listë veprimesh konkrete të cilat nënë ombrellën e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut dhe i cili do të mbikëqyrë zbatimin e tyre do të shtyhen përpara, duke kuptuar seriozitetin e kësaj situata jashtëzakonisht tronditëse për gjithë shoqërinë dhe shtetin tonë. Si shtet dhe shoqëri jemi para një sfide serioze, sepse femicidi urgjentisht duhet të ndalet dhe nuk duhet të tolerohet”, ka thënë Osmani për RTK-në.

Për rastin në fjalë kanë reagur edhe përsonazhe  të famshëm dhe i janë drejtuar kryeministrit Kurti duke i  kërkuar llogari për ngjarjen tragjike dhe arsyen e mosshkarkimit nga detyra të personave përgjegjës, kjo pasi gruaja 35-vjeçare, Hamide Magashi që u vra nga Sokol Halili ishte e divorcuar dhe me urdhër mbrojtjeje.

Mbrëmjen e së mërkurës Sokol Halili vrau ish-bashkëshorten e tij shtatzënë në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë. Gruaja shtatzënë ka qenë duke pritur për të lindur. Gjykata Themelore e Ferizajt, dje ka njoftuar se ka pasur urdhër-mbrojtje ndaj 35-vjeçares, e cila u vra në oborrin e QKUK-së. Prokuroria Themelore e Ferizajt, lidhur me rastin ka vënë theksin se kompetente për zbatimin e urdhrit mbrojtës ka qenë policia. Gjykata Themelore e Ferizajt, dje ka njoftuar se ka pasur urdhër-mbrojtje ndaj 35-vjeçares, e cila u vra në oborrin e QKUK-së. Prokuroria Themelore e Ferizajt, lidhur me rastin ka vënë theksin se kompetente për zbatimin e urdhrit mbrojtës ka qenë policia.

Pas thirrje së popullit për një përgjigje për këtë rast dhe për sigurinë e grave në Kosovë ka folur edhe kryeministri Kurti duke thënë se kjo përgjegjësi i takon policisë dhe po bëhën të gjitha inspektimiet e nevojshme për policët në detyrë. AI njoftoi pasditen e djeshme aprovimin e  kërkesës se Grupit Ndërministror kundër dhunës në familje për rastin e vrasjes së Hamide Magashit dhe foshnjës së saj të palindur.

“Po bëhet inspektimi i punës së zyrtarëve policor, përfshirë zbatimin e urdhrit mbrojtës; inspektimi i punës së zyrtarëve në Qendrën për Punë Sociale; inspektimi i punës së zyrtarëve në repartin e gjinekologjisë në QKUK; ndarje urgjente e buxhetit për zbatim të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës; dhe, në rastet e caktimit të urdhrit mbrojtës të bëhet bastisje e shtëpisë së personit të dyshuar. I gjithë zinxhiri i papërgjegjësisë duhet të japë dorëheqje, thekson Kurti

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Drini: 03/12/2022 10:23

    A nuk mund te priste sa te lindte femija dhe pastaj ta vriste? Nuk ka asgje qe e justifikon katilin. Vrasja ka qene e paramenduar se ai kishte arme me vete. Nuk eshte se e vrau me duar apo sende te forta.

    Përgjigju
  • Mbledhje pa asnje output: 03/12/2022 10:08

    Nuk degjuam per pushime nga puna per kete rast, se Osmani nuk urdheron dot, qe ky te jete rasti i fundit, se ate nuk e ka ne dore shteti. Por shteti, qeveria, duhet ti pergjigjet me plane konkrete kesaj gjendje katastrofe. Si? Duke ndertuar sa më shume qendra strehimi ndaj grave te dhunuara. Nje input(!) apo më mire e thene masë e marë do te ishte favorizim i grave me ligje fuqizuese per gruan, ashtu si ne Gjermani, qe kur gruaja ndahet nga burri, ai iken dhe ajo qendron ne ate shtepi me femijet e saj. Dihet qe dhuna shpesh here çon ne vrasje. Atehere te shtohen vitet e burgimit per rrahesit e grave dhe mos mjaftohet me dhenie te nje urdheri mbrojtes apo perimetri sigurie, kur e dime qe keto nuk zbatohen.

    Përgjigju
    • Fadil: 04/12/2022 01:14

      DREJTËSIA NË ÇDO CEP TË SHQIPËRISË SONË DUHET TË BËJË NDRYSHIME POZITIVE?! Gjaku i shqiptarit, s'bëhet ujë!... "Gjaku i shqiptarit po shkon, gjaku i shqiptarët po shkon!... (Jeronim De Rada). Turpet dhe krimet në sistemin feudal-kapitalist, këto 30 e ca vite, në trojet tona janë bërë gropa të zeza, këneta të pakapërcyeshme, jo vetëm po e tmerrojnë shoqërinë shqiptare, por, edhe po e shokojnë: Po vriten e po masakrohen që nga foshnjat në barqe të nënave dhe motrave tona shqiptare dhe pleqtë e plakat dhe familje të pambrojtura, që po sulmohen nga banditë dhe kriminelë me damka.... Këta faqezinj shpesh po e kanë dhe "krahun e fortë", pikërisht prej atyre që, të parët do të duhej të ishin të pamëshirshëm, që do t'i thyenin krahët e këtyre vagabondëve ordinerë dhe "politikë",-i quaj me dyshime dhe politikë, për faktin që dyshoj që, e kanë mbrojtjen edhe nga "politikanë", duke i liruar për veprat dhe armët e tyre të jashtë ligjshme, që këta, pastaj të shijojnë të lirë ajrin jashtë hekurave të burgut, për ca verdhushe, (para të pista nga prokuroria dhe gjyqtarët e hajnizuar, (të korruptuar). Pra, jo rastësisht, shumë nga këta mjeshtër të "tëhollimit dhe stërhollimit", edhe të atyre ligjeve në fuqi, janë bërë të pasur, të cilëve kollaj mund t' ju gjenden nga 2-3 milionë, siç tha para pak kohe njëri nga politikanët e opozitës në Kuvendin e Kosovës: "Të gjithë i kemi ka (nga nënvizimi im), 2-3 milionë euro"?!!!! -Prandaj, gjyqtarët, e nderuar, duhet të jenë në shërbim të popullit. Mbrojtja e popullit, të bëhet, me përpikëri sipas respektimit të ligjeve, jo me fjalë boshe, me betime shpresëdhënëse!... Ligjet duhet të jenë, shumë të rënda, për çdo vepër turpi dhe krimi. Për shkelësit e ligjeve, jo vetëm dorëheqje?!... Të arrestohen dhe të dënohen...! Gjyqtarët hajna, (të korruptuarit), ditë-natë, po e vrasin popullin e pambrojtur!... Për kriminelët burgu me dënime kapitale, gjer me vdekje. Të tjerat "alternativa" janë përralla dimërore për "kalamajtë e rritur". 2 dhjetor,2022

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?