ilustruese

Kosova & Rajoni

Kosovë/ 40 seanca të dështuara, deputetët nuk konstituojnë sërish parlamentin

1 Korrik, 12:05| Përditesimi: 1 Korrik, 12:12

  • Share

Njësoj si në rastet e ngjashme këto javëm kryesuesi i seancës, kërkoi që partitë parlamentare të propozojnë emrat për anëtarë të Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, çka nuk ndodhi, pasi asnjëra nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe nuk e bënë këtë. Përfaqësues të partive I kërkuan deputetit kryesues të sëancës që të respektojë aktgjykimin e Kushtetueses që u shpreh të shtunën.

Nga 108 deputetë të pranishëm në sallë, 51 votuan pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Të shtunën Gjykata Kushtetuese e Kosovës u shpreh me një aktgjykim të paqartë në lidhje me ngritjen e komisionit të votimit të fshehtë parlamentar. Ajo thotë se deputetët kanë kohë të konstituojnë parlamentin brenda 30 ditëve, deri në fund të muajit Korrik. Kushtetuesja e cilëson seancën e parë të 15 prillit të papërfunduar.

 

A.I/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?