Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Kosovë, asnjë viktimë nga COVID-19, regjistrohen 4 raste të reja infeksioni

28 Qershor 2021, 15:05| Përditesimi: 28 Qershor 2021, 15:07

  • Share

KOSOVË- Në 24 orë e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19 në Kosovë. Ndërsa, nga 1.386 testime, janë regjistruar 4 raste të reja infeksioni.

Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orë janë shëruar 5 qytetarë, ndërsa që nga fillimi i pandemisë numri i të shëruarve ka shkuar në 105.315.

Numri total i infektimeve ka shkuar 107.743, ndërkohë që ai i viktimave është 2.258 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 170 në të gjithë vendin.

Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur në mars, ndërkohë që fushata po vazhdon.

Në 24 orët e fundit 1.365 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19, ndërsa që nga fillimi i vaksinimit 160.410 qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës.

Deri më tani 32.975 qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?