KOSOVË- Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia, ka njoftuar se pas përsëritjes së dytë të testimit, 4 pacientë të rinj konfirmohen zyrtarisht të shëruar nga COVID-19, duke çuar numrin në 6.
“Faleminderit stafit të mrekullueshëm në Klinikën Infektive, Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe të gjithë infermierëve dhe mjekëve anemabanë Kosovës për punën e jashtëzakonshme”, ka shkruar Vitia.
Për sa i përket të infektuarve me koronavirus, ditën e sotme konfirmohen dy rast të reja, duke çuar numrin e të prekurve me koronavirus në Kosovë në 108.
“Sot në mëngjes përfundoi testimi i 24 pacientëve të dyshimtë nga Klinika Infektive, 2 prej të cilëve rezultuan pozitiv. Pacienti nga Gjakova është kontakt i dy familiarëve të rezultuar pozitiv dhe pacienti i dytë pozitiv nga Prizreni është infektuar jashtë shtetit. Do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe të testohen”, njofton IKSHPK.