Kosova & Rajoni

Kosovë/Dështon sërish konstituimi i parlamentit! Partitë presin Gjykatën Kushtetuese

23 Korrik, 12:54| Përditesimi: 23 Korrik, 17:39

  • Share

Ligjvënësit e zgjedhur të parlamentit të Kosovës, nuk ishin të ndikuar nga lëvizjet e Presidentes Osmani për zgjidhjen e krizës. Vetëm disa orë pasi ajo iu drejtua gjykatës kushtetuese të cilës I kërkoi sqarim të kompetencave parlamentare dhe të presidencës, disa nga krerët e partive kryesore nuk komentuan dhe iu drejtuan sallës së kuvendit me të njëjtën qasje sin ë javët e fundit.

Kryetari i AAK Ramush Haradinaj tha se angazhimi i presidentes Osmani është i nevojshëm dhe se i jep pak më shumë kohë LVV për mbledhjen e votave të nevojshme për të votuar kryeparlamentarin dhe qeverinë

"Besoj që ky angazhim është I nëvojshëm. Kanë qenë dy opsione. Mendoj që kjo e ka edhe këtë përparësi sado që mund të kemi mendime të ndryshme sepse na I fiton disa ditë. Prad isa ditë të afatit 30 ditor që kishim për të shpenzuar, mund të ruhen që ti kemi në të ardhmen kurdo që të krijohet mundësia", tha kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. 

Deputetët e zgjedhur do të mblidhen edhe të premten në përpjekjen e 52 dhe të  fundit për të konstituuar kuvendin brenda afatit të përcaktuar nga gjykata kushtetuese. Nëse kjo e fundit do të marrë me përparësi kërkesën e presidentes Osmani, mund të ngrijë afatin përkohësisht. Gjithashtu ajo pritet të sqarojë nëse kuvendi do të ishte kushtetues në rast se konstituohet pas afatit të vendosur prej saj, apo nëse do të ishte kushtetuese një qeveri e dalë nga ai lloj parlamenti. Me përgjigjen e radhës nga kushtetuesja, mund të kuptohet edhe mundësia që partitë të shkojnë në zgjedhje të parakohshme.   

A.I/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maloku: 23/07/2025 15:19

    Jane rob te trashe ata dhe veshtire te bien ndonjehere dakord

    Përgjigju
  • Zgjedhje parakohshme: 23/07/2025 13:03

    Nuk eshte qudi ne shtator Java e pare zgjedhje te parakohshme ne Kosove

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?