Memli Krasniqi ka marrë sërish votëbesimin e anëtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës për të vijuar detyrën si kryetar I saj. Këtë të shtunë u zhvillua Konventa e Përgjithshme e partisë, sipas së cilës, Krasniqi do të vijojë drejtimin e PDK. Në fjalimin e tij pas rizgjedhjes, kreu i demokratave të Kosovës, falëndëroi delegatët për besimin e dhënë.
“Faleminderit shumë, për besimin. Faleminderit për mbështetjen. Faleminderit që nderin dhe përgjegjësinë më të madhe jetësore ma dhatë edhe sot sepse kur jam bashkuar për herën e parë në PDK në pranverën e vitit 2004 nuk e kam ëndërruar e as nuk e kam pasur ambicie të jem kryetar i partisë së Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit”, tha kreu i PDK-së.
Kryetari i Demokratëve të Kosovës në fjalimin e tij u ztoua të rikthejë partinë e tij forcë të parë politike në vendin që po kalon një krizë të fortë parlamentare e politike. Që prej zgjedhjeve të 9 Shkurtit, deputetët e zgjedhur të Kosovës, nuk po I konstituojnë dot institucionet kushtetuese, me parlamentin që ka ngecur në krizë pa një kryetar. PDK në zgjedhjet e 9 arriti të marrë vota të mjaftueshme për të dërguar në parlament 9 deputetë.
Komente
